LAJMI I FUNDIT:

Ish-polici futet në grevë urie, kërkon sigurim shëndetësor e jetësor për kolegët e tij

Ish-polici futet në grevë urie, kërkon sigurim shëndetësor e jetësor për kolegët e tij

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Eris Jashari, ka hyrë në grevë këtë të martë me kërkesë realizimin e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për policët.

Në një deklarim për media, ai tha se pesë vite ka punuar në polici, por se është detyruar të japë dorëheqje për shkak të kushteve të rënda të punës.


“Kam dhënë dorëheqje në vitin 2017 dhe një nga arsyet kanë qenë kushtet e punës që po përkeqësoheshin ditë për ditë. Por, assesi nuk ma ka marrë mendja që as pas gjashtë vitesh barazohet paga ime që kam marr në polici me atë që marr aktualisht në sektorin privat. Kjo tregon se ku ka ngecur Policia e Kosovës”, u shpreh Jashari, i cili tani është koordinator në organizatën joqeveritare “Ktheju Tokës Tënde”.

Ai tutje tha se ka vendosur që të sakrifikohet duke hyrë në grevë urie, derisa realizimin e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për policët.

“Kam vendosur të futem në grevë urie duke konsumuar vetëm ujë. Do të qëndroj ditë e natë në një tendë dhe do të synoj që të komunikoj në distancë me deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët e kanë në duar ta zgjidhin këtë çështje”.

Sipas tij, ligji për sigurimin shëndetësor e jetësor nuk i bën policët më të mbrojtur nga rreziku, por “me këtë ne ju tregojmë atyre se ne jemi duke menduar për ju”.

Ai iu bëri thirrje edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të solidarizohen me këtë nismë.

“Janë 15 vite në pyetje. Një polici pa sigurim shëndetësor e jetësor”.

Sa i përket Sindikatës së Policisë së Kosovës, Jashari tha se është takuar me ta por se atyre u është dukur ekstreme kjo mënyrë e të vepruarit.

“Jam takuar me ta dhe më kanë pritur shumë mirë, pro më kanë thënë se nuk mund të kalkulojnë në shëndetin tënd. Atyre iu është dukur ekstreme kjo mënyrë e të vepruarit dhe kjo derivon prej duarve të lidhura që i ka sindikata dhe Policia e Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori