LAJMI I FUNDIT:

Ish nënkancelari austriak “i varur” nga videolojërat – shpenzoi deri në 3 mijë euro në muaj dhe faturat ia ngarkoi partisë

Ish nënkancelari austriak “i varur” nga videolojërat – shpenzoi deri në 3 mijë euro në muaj dhe faturat ia ngarkoi partisë

Ish nënkancelari austriak Heinz-Christian Strache shpenzoi midis 2,000 dhe 3,000 euro në muaj duke luajtur lojën “Clash of Clans” në celularin e tij, dhe këtë shpenzim të tij thuhet se ia ngarkoi partisë së tij politike, sipas një avokati, dikur i afërm i tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, detaji i çuditshëm nga jeta e Strache ishte përfshirë në një raport që avokati me qendër në Ibiza, i quajtur vetëm si M., ia kishte paraqitur policisë federale austriake në vitin 2015.


Strache, ish-drejtuesi i Partisë së ekstremit të djathtë të Lirisë së Austrisë (FPÖ), dha dorëheqjen nga të gjitha postet e tij politike dhe u tërhoq nga politika në tetor pasi në një video ai u shfaq në Ibiza duke ofruar kontakte biznesi në këmbim të mbështetjes politike nga një grua që paraqitej si mbesa e një oligarku rus.

“Skandali Ibiza” pati një efekt sizmik në politikën austriake me FPÖ duke humbur votuesit në zgjedhjet pasuese.

Strache u përjashtua nga partia në fillim të këtij muaji.

Pas pazarit, seks i egër dhe kokainë - detaje të reja nga videoja që mori në qafë zv.kancelarin austriak (Video)
Lexo po ashtu Pas pazarit, seks i egër dhe kokainë - detaje të reja nga videoja që mori në qafë zv.kancelarin austriak (Video)

Raporti i ri thuhet se u zbulua të hënën në austriaken Kleine Zeitung, dhe Georg Renner, reporteri që realizoi ngjarjen, ka cicëruar një fotografi të shënimit të policisë federale, e cila thoshte se politikani ishte “i varur” nga loja.

Sipas Renner, hetimi policor u rrëzua sepse M. nuk pranoi të ofrojë ndonjë informacion më shumë.

Njoftimet thonë se ishte e vështirë të konfirmohej pretendimi pasi zhvilluesi i lojës Supercell nuk dha informacione për llogarinë, por ka pasur raporte të mëparshme që Strache luajti lojën dhe përdori një kartë krediti të partisë për të paguar atë.

Në atë kohë, udhëheqësi i atëhershëm i FPÖ tha që ai kishte përdorur llogarinë e partisë së tij gabimisht dhe i kishte kthyer paratë.

“Clash of Clans” është ndërtimi i një qyteti, mbrojtja e tij dhe pushtimi i qyteteve që u përkasin lojtarëve të tjerë.

Lojtarët gjithashtu mund të bashkojnë forcat dhe të bisedojnë me njëri-tjetrin në kohë reale ndërsa luajnë.

Shkarkimi i lojës është falas, por financohet përmes një mori blerjesh në lojë, secila prej të cilave mund të kushtojë deri në 109 euro, një model biznesi që çoi lojën të bëhet aplikacioni më fitimprurës i lojërave të vitit 2013. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
Kalo në kategori