LAJMI I FUNDIT:

Tahiri për dialogun Kosovë-Serbi: Sa herë janë angazhuar SHBA-të gjërat kanë shkuar mirë, nëse ka befasi negative delegacioni ta lëshojë takimin

Tahiri për dialogun Kosovë-Serbi: Sa herë janë angazhuar SHBA-të gjërat kanë shkuar mirë, nëse ka befasi negative delegacioni ta lëshojë takimin
Foto: Arkiv

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka folur për takimin që pritet të mbahet sot (e enjte) në Shtëpinë e Bardhë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tahiri në një prononcim për Telegrafin tha se nga ky takim pret zhvillime pozitive, por në rast të kundërt siç tha ajo delegacioni i Kosovës duhet të veproj sipas mandatit që ka, të largohet nga bisedimet.


“Pres zhvillime pozitive, sepse sa herë që SHBA-ja është angazhuar në Kosovë por edhe në Ballkan gjërat kanë shkuar mirë. Nëse do të ketë ndonjë befasi negative, atëherë dihet se delegacioni jonë duhet të veproj sipas mandatit që ka, pra të largohet nga bisedimet. Parimisht, në negociata kur gjërat nuk shkojnë mirë, delegacioni duhet të çohet nga tavolina”.

Tahiri gjithashtu ka vlerësuar se takimi në Washington këtë javë ka një rëndësi strategjike, pasi sipas saj tregon angazhimin e shtuar amerikan për Kosovën dhe për paqen, fqinjësinë dhe stabilitetin në mbarë rajonin e Ballkanit.

Hoti dhe Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Hoti dhe Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë

Siç tha Tahiri për fat të keq ende ka çështje të hapura siç është normalizimi i marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë pas 20 vjetësh të përfundimit të luftërave dhe lindjes së shteteve të reja.

“Mendoj se takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Washington do të jetë një hap përpara drejtë njohjes reciproke mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë në kufijtë aktual, si një zhvillim pozitiv që kontribuon në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Kosova duhet të angazhohet fuqishëm për të arritur njohjen reciproke pa prekur kufijtë, çështjen e reparacioneve të luftës, të drejtën e sukcesionit pra marrjen e hises që i takon nga zhbërja e ish-Jugosllavisë ku Kosova ishte njësi federale. Pavarësisht se është paralajmëruar si takim me agjendë ekonomike, mendoj se nuk mund t’ju shmanget temave tjera, sepse edhe një marrëveshje e mundshme ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë duhet patjetër të realizohet brenda një kornize të qartë politike si një marrëveshje mes dy shtetesh të pavarura dhe sovrane. Çdo variant tjetër do ta dëmtonte Kosovën dhe shtetësinë e saj”, ka thënë ajo.

Ish-kryenegociatorja tutje u shpreh se Kosova ka një pozitë të favorshme në këto bisedime, siç tha ajo tashmë janë hequr idetë e rrezikshme për ndryshim kufijsh, gjë e cila është vërtetuar zyrtarisht nga SHBA, BE-ja, Gjermania, Franca e Britania e Madhe.

“Besoj se Serbia tashmë ka harruar iluzionet e saja për ‘Serbinë e Madhe’.  Po ashtu, që SHBA-ja si ndërmjetësuese i njeh shumë Kosovën dhe rrjedhat në Ballkan, ka njohur shtetin e Kosovës dhe është aleatja jonë kryesore”, tha Tahiri.

E sa i përket angazhimit amerikan në dialog, ajo theksoi se e sheh si shumë të rëndësishëm në këtë kohë kur kanë filluar edhe takimet në Bruksel.

“Në fakt unë e shoh angazhimin amerikan në dialog si tepër të rëndësishëm në këtë kohë kur kanë rifilluar takimet në Bruksel, sepse besoj se bashkëpunimi euro-atlantik është i domosdoshëm për arritjen e marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Vetëm një bashkëpunim transatlantik mund ta bëjë Serbinë që ta pranoj realitetin e ri të krijuar në Ballkan, ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës të vërtetuar ligjërisht nga Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi. Përndryshe, Serbia do të vazhdoj të jetë faktor destruktiv me lojëra të rrezikshme në planin gjeopolitik në shërbimin e Rusisë”, u shpreh Tahiri.

Sa i takon qëndrimeve të Kosovës në dialog me Serbinë, Tahiri tha se vijat e kuqe janë mbrojtja e shtetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe sovranitetit dhe çdo marrëveshje duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Këto vija të kuqe janë caktuar që nga viti 2011, kur ka filluar ky dialog në Bruksel. Në lidhje me përbërjen e delegacionit, mendoj se do të ishte më i fuqishëm dhe me legjitimet të plotë sikur të ishte një delegacion i unitetit të gjerë dhe përfaqësuesit e opozitës të ishin pjesë e delegacionit, sepse do krijonte më shumë besim dhe siguri për popullin e Kosovës. Kështu siç është, është delegacion qeveritar, ka bazë institucionale dhe mandate për dialog, mirëpo kur është fjala për marrëveshje përfundimtare me Serbinë si një armik e gjenocid bërës, është dashur dhe duhet të kemi një delegacion uniteti dhe një platformë të bisedimeve të aprovuar nga parlamenti  i Kosovës”.

Ndryshe, nikoqirë të takimit do të jenë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori