LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri Lluka mbështet Qeverinë Hoti për privatizimin e Telekomit

Ish-ministri Lluka mbështet Qeverinë Hoti për privatizimin e Telekomit

Valdrin Lluka, ish ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj i ka dalë në mbështetje Qeverisë së re për rikthimin e mundësisë së privatizimit të pjesshëm të Telekomit të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Lluka ka thënë se mirëpret qasjen e qeverisë së re karshi Telekomit.


Sipas tij, “privatizimi i pjesshëm i Telekomit siguron stabilitet për ndërmarrjen, punëtorët dhe avancim për sektorin e telekomunikacionit në Kosovë, sektor ky i ndërlidhur ngusht me suksesin e industrisë së informacionit dhe teknologjisë”.

“Në kohën sa isha në Ministri të Zhvillimit Ekonomik, ne kemi filluar një procedurë të tillë, për çka kemi pranuar edhe ndihmë financiare dhe ekspertizë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndihmë kjo që është e gatshme për qeverinë aktuale që të shfrytëzoj”, ka shkruar Lluka në Facebook.

Ndërkaq, në programin qeverisës të përbashkët me LDK-në, në pikën 5.7 të programit qeverisës të qeverisë së re është theksuar edhe privatizimi apo shitja e aksioneve të ndërmarrjeve publike.

“Në Telekomin e Kosovës duhet të konsiderohet privatizimi i pjesshëm me një strategji të qartë pas sanimit të gjendjes aktuale, por para privatizimit duhet të sanohen gjendja e rendë dhe përmirësohet performanca në mënyrë që të rritet atraktiviteti për investitorë strategjik dhe me renome në fushën e telekomunikacionit”, thuhet në pikën për Telekomin në programin e Qeverisë Hoti të miratuar sot./Telegrafi/