Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i quan të dëmshme dhe të kundërligjshme vendimet për anulimin e tenderit 110 milionësh për Autostradën e Gjilanit dhe bartjen në listën tepricë të ish-sekretarit të kësaj ministrie, Betim Reçica.
Lekaj thotë se ministri Lumir Abdixhiku i ka marrë këto vendime për interesa të ngushta klanore dhe partiake. Krahas saj, ai u shpreh se Qeveria Kurti po mundohet të shkatërrojë një sistem që është ndërtuar që 20 vite.
“Sa i përket vendimit të ministrit, së pari tek ai duhet të mbizotërojë fuqia e ligjit. Të ndjek procedurat ligjore dhe mos të marrë vendime për interesa të ngushta klanore apo partiake. Nuk mendoj që ministri dhe Qeveria Kurti kanë ardhur për të shkatërruar një sistem që e kemi ndërtuar që 20 vite dhe t’i atakojë vendimet. Ajo që mund të them se qeveria është konutitet dhe jo që do të fillojë gjithçka nga fillimi. Ne, nëse mendojmë që të zhvillojmë të gjitha proceset dhe të niset nga unë atëherë kemi gabuar dhe kemi dështuar pasi jemi duke atakuar një sistem të shërbyesve civilë dhe në këtë rast të projekteve. Në këtë rast mendoj se askush nuk ka qenë i çmendur të merr një vendim, një procedurë pa e pas mbështetjen e kornizës buxhetore afatmesme dhe ligjore. Kështu që, po del në pah interesi i klaneve dhe kësaj qeverie. Nuk ka bërë mirë, qytetarët do të thonë. Unë kërkoj nga organet kompetente që të thonë të veten”, thotë Lekaj për KosovaPress.
Duke folur për bartjen në listën tepricë të ish-sekretarit në Ministrinë e Infrastrukturës sa drejtonte, Lekaj paralajmëron se Reçica do të apelojë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese.
“Vendimet e Qeverisë si tepricë janë disa ligje që e mbrojnë shërbyesin civil. Në këtë rast sekretarin e shtetit. Është kushtetuese që nuk ke të drejt për teke individuale të largosh dikë. Prandaj unë mendoj që vet sekretari do të apelojë këtë vendim”, thotë ai.
Për projektet që ishin paraparë në Qeverinë Haradinaj, si ai i Autostradës së Dukagjinit, deputeti aktual i AAK-së thotë se do të kundërshtojnë çdo vendim që merret kundër autostradës.
“Është e pavend që të atakohen 624 mijë banorë të asaj ane. T’i qitësh si nuk ekzistojnë në Kosovë. Ne jemi këtu për të kundërshtuar edhe këtë vendim që është i pavend. Qytetarët e asaj ane janë mjaft të mllefosur”, thotë ai.
Javën e kaluar, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku anuloi tenderin prej 110 milionësh për Autostradën e Gjilanit. Si dhe qeveria në mbledhjen e fundit gjithë sekretarët e përgjithshëm të ministrive që janë prekur nga riorganizimi i vendosën në listën tepricë të shërbyesve civilë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre