LAJMI I FUNDIT:

Ish-luftëtari i UÇK-së kundërshton rritjen e pensioneve për veteranët

Ish-luftëtari i UÇK-së kundërshton rritjen e pensioneve për veteranët

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në shenjë pakënaqësie që kjo kategori nuk është përfshirë në Projektligjin që përcakton pagën minimale në Kosovë, për nesër (e enjte) ka paralajmëruar protestë në kryeqytet.

Në përkrahje veteranëve kanë dalë edhe subjekte të ndryshme politike, por është një veteran i luftës që nuk po pajtohet me kërkesën për rritjen e pensioneve për këtë kategori.

Ish luftëtari i Brigadës 122 “Imer Krasniqi” të Zonës Operative të Pashtrikut, Liman Krasniqi, ka thënë se është kundër rritjes së pagës së veteranit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se si veteran i luftës dhe me problem shëndetësore mezi ia del të mbijetojë me 170 euro, por kundërshton rritjen e pensionit.

“Unë si veteran i luftës edhe pse menzi ia dal të mbijetoj me 170€ plus kam probleme shëndetësore, prapë jam kundër rritjes së pagave për veteranët e luftës”, ka shkruar Krasniqi,  përcjell Telegrafi.

Më tej ai shkruan se “veteranët nuk kanë luftu për t’i shpërbly, por kanë luftu për liri”.

“Veteranët që kane luftu me shpirt e me zemër, për ta pasuri dhe çmim me të shtrenjtë sesa liria nuk ka”.

“Sot më vjen turp kur i shof disa veteranë duke kërku me ua rrit pensionet e me rëndu buxhetin e varfër të shtetit tonë, kur në lufte kemi qenë në gjendje me jap edhe jetën për këtë shtet”, ka shkruar ai.

Protesta e OVL e UÇK-së, bëhet thirrje për pjesëmarrje masive dhe përjashtim të çfarëdo lloj dhune
Lexo po ashtu Protesta e OVL e UÇK-së, bëhet thirrje për pjesëmarrje masive dhe përjashtim të çfarëdo lloj dhune

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës të martën e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin që përcakton pagën minimale në Kosovë. Pikërisht pse ky projektligj nuk përfshinë kategoritë e dala nga lufta atë nuk e votuan deputetët e opozitës në Kuvend, LDK dhe AAK, kurse PDK nuk mori pjesë në seancë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka paralajmëruar për të enjten (16 qershor 2022) protestë gjithëpopullore në kundërshtim të këtij projektligji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori