Ish-mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares italiane, Giuseppe Bergomi, ka deklaruar se Juventusi dhe Napoli janë “kandidatët kryesorë” për të fituar Scudetton këtë sezon, duke theksuar se të dy klubet janë “më të gatshme për të konkurruar menjëherë” sesa Interi, Milani dhe Roma.

një intervistë për Radio CRC, ai foli për shanset e titullit, duke veçuar kampionin aktual, por edhe klubin më të madh italian.


Interi, Milani dhe Roma fillojnë pas Juventusit dhe Napolit, por këto skuadra mund të jenë një bezdi e vërtetë”, deklaroi Bergomi.


Guiseppe Bergomi

61-vjeçari ka luajtur 517 herë për Interin në Serie A dhe 81 ndeshje për ekipin kombëtar italian. Ai fitoi Kupën e Botës me Italinë në vitin 1982 dhe ngriti Scudetton me Nerazzurrët në sezonin 1988-89.

Bergomi komentoi gjithashtu përgatitjen e Interit për Ligën e Kampionëve, duke shprehur pasiguri pas humbjes fundit klubit finale.

“Nuk e di nëse Interi do të jetë në gjendje të ndjekë të njëjtën rrugë që kanë ndjekur vitet e fundit. Në përgjithësi ekipet tona mund të befasojnë, por niveli i konkurrencës në Evropë është më i lartë”, deklaroi ai.

Interi nis fushatën e Ligës së Kampionëve 2025-26 javën e ardhshme, duke udhëtuar më 17 shtator për t’u përballur me Ajaxin në Amsterdam.

Në fazën e grupeve, Nerazzurrët do të përballen edhe me Slavia Pragën, Union Saint-Gilloise, Kairat, Atletico Madrid, Liverpool, Arsenal dhe Dortmund. /Telegrafi/

telegrafi sport app