LAJMI I FUNDIT:

Ish kryetari i Këshillit të Prindërve kundër grevës në arsim: Kryesia e re po hesht, kjo është e papranueshme

Ish kryetari i Këshillit të Prindërve kundër grevës në arsim: Kryesia e re po hesht, kjo është e papranueshme

Nga dje arsimi në Kosovë ka hyrë në grevë të përgjithshme, për shkak të mos realizimit të kërkesave të tyre për mbështetje prej 100 eurove.

Por nga Këshilli i Prindërve të Kosovës kanë thënë se do të mblidhen më 31 gusht për të dalë me një qëndrim sa i përket mbështetjes apo jo të grevës.

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se më 31 gusht do të mbajnë mbledhjen e Këshillit të Prindërve.

Jeton Demi, kryetar i Këshillit të Prindërve

E deri atëherë siç tha ai, janë në konsultim me Këshillin e Prindërve.

“Më 31 gusht e kemi mbledhjen e Kryesisë së Këshillit të Prindërve të Kosovës, siç e kemi bërë të ditur. Deri atëherë jemi në konsultim me Këshillin e Prindërve”, ka thënë Demi për Telegrafin.

Mirëpo, ish-kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti ka kritikuar ish kolegët e tij se nuk kanë reaguar deri tash.

Reshiti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është kundër grevës në arsim.

Ai potencoi se kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi duhet të jap qëndrimin e tij duke i përfaqësuar interesat e prindërve në Kosovë si dhe të fëmijëve, e jo të hesht.

“Heshtja e tij nga dje dhe më herët për ne si prindër po flas është shqetësues dhe e vërej që neutraliteti në raste të tilla kur duhet me ngrit zërin për atë që duhet t’i përfaqësoj prindërit e është në pajtim me grevën…Unë si prind distancohem dhe kërkoj përfaqësim të drejtë në interes të drejtave të fëmijëve. Interesi i prindërve është që duhet të dal me qëndrim kundër grevës”, tha Reshiti.

Ymret Reshiti, ish-kryetar i Këshillit të Prindërve
Sektori publik në grevë, Jasharaj: Nuk do të lëshojmë pe, Qeveria mund të realizojë kërkesën për 100 eurot
Lexo po ashtu Sektori publik në grevë, Jasharaj: Nuk do të lëshojmë pe, Qeveria mund të realizojë kërkesën për 100 eurot

Reshiti tregoi se qëndrim neutral, Demi ka mbajtur edhe në grevën e cila është mbajtur kohë më parë nga SBASHK-u.

“Më herët në grevën e parë një orëshe është një qëndrim i Këshillit të Prindërve, dhe nga aty ai mban qëndrim neutral. Nuk i përfaqëson interesat e prindërve dhe kjo është për keqardhje”, tha ai.

Por si prind ai thotë se është shqetësuese mbajtja e grevës, pasi në këtë mes humbin fëmijët.

“Edhe si prind por flas, pasi edhe tre fëmijë i kam në ciklin e ultë, e kam me shqetësim sepse për këtë kam qenë në dijeni për shkak të praktikës sepse çdo vit kemi pasur kërcënime të tilla. Realisht rrethanat në të cilat kemi qenë dhe jemi, krejt këto kushtëzime, kërcënime të grevës e rëndojnë gjendjen në Kosovë. Po përballemi me rrethana të rënda edhe në aspektin e situatës globale dhe të brendshme. Për mu kjo është e tepërt, për këtë kohë është luks”, tha ai.

Reshiti shtoi se është kundër grevës në arsim, pasi siç tha ai kjo po bëhet për përfitime personale.

“Për neve është papajtueshmëri edhe si prindër, jemi kundër grevës dhe kërkesave që bëhen në mënyrë ultimative për përfitime personale e në kurriz të dikujt tjetër, të fëmijëve tanë”, u shpreh Reshiti.

Ish kryetari i Këshillit të Prindërve, po ashtu përmendi edhe kohën kur fëmijët mësonin online për shkak të pandemisë, COVID-19.

“Ne dy vite kemi pas probleme të mëdha me COVID, dhe fëmijët e kanë zhvilluar mësimin në kushte pandemie. Vitin e kaluar ka qenë mburrje për Kosovën se kemi arrit nga shumë vende evropiane të mbajmë mësimin me prezencë fizike, dhe tash vjen koha që dikush për interes të vetin personal ta ndaloj procesin e mësimit dhe kjo është shumë e rëndë dhe e papranueshme”, tha ndër të tjera Reshiti.

Ndryshe, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj dje në një deklaratë për media në ditën kur filloi greva në sektorin publik tha se nuk do të lëshojnë pe dhe se nëse është e interesuar Qeveria e Kosovës mund të realizojë kërkesën për 100 eurot. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori