LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeparlamentari izraelit: Trump ndaloi aneksimin e Bregut Perëndimor

Ish-kryeparlamentari izraelit: Trump ndaloi aneksimin e Bregut Perëndimor

Abraham Borg tha se Trump ndaloi zbatimin e planit të aneksimit pasi “ai nuk ka kohë për të ndihmuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në zbatimin e aneksimit të Bregut Perëndimor dhe Luginës së Jordanit”.

Reklama

Ish-kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Abraham Borg, tha se presidenti amerikan Donald Trump ka ndaluar planin izraelit për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Il Fatto Quotidiano”, Borg tha se Trump ndaloi zbatimin e planit të aneksimit pasi “ai nuk ka kohë për të ndihmuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në zbatimin e aneksimit të Bregut Perëndimor dhe Luginës së Jordanit”.

Ai tha për Netanyahun dhe Trump-in se vuajnë nga një “paranojë narciziste, pa skrupull dhe etikë dhe janë të gatshëm të shkelin këdo që të shpëtojnë veten e tyre dhe të mbeten në pushtet”.

I pyetur për një datë tjetër të pritur për zbatimin e planit të aneksimit, Borg tha se është “shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të thuhen pritje për aneksimin, sepse nuk ka transparencë në këtë plan dhe askush nuk i di detajet e tij”.

Netanyahu është zotuar të fillojë aneksimin e të gjitha vendbanimeve kolone hebreje dhe Luginës së Jordanit në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 1 korriku.

Ky plan, megjithatë, u ndalua pas kundërshtimit të gjerë ndërkombëtar, së bashku me diferencat me administratën amerikane për zbatimin e tij.

E drejta ndërkombëtare i cilëson Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të pushtuara” dhe i konsideron të gjitha aktivitetet e ndërtimit të kolonive hebreje atje si të paligjshme. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Shefi i mercenarëve të Wagner nis

Shefi i mercenarëve të Wagner nis "një sulm tjetër shpërthyes" ndaj Kremlinit, pas sulmit të supozuar me dronë në Moskë

Botë
Pamjet e sulmit me dronë në Moskë dhe pasojat e tij

Pamjet e sulmit me dronë në Moskë dhe pasojat e tij

Botë
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar: Ukraina ka të drejtë të mbrohet përtej kufijve

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar: Ukraina ka të drejtë të mbrohet përtej kufijve

Evropa
Rreth 40 adoleshentë sulmojnë tre marinsa amerikanë në Kaliforni

Rreth 40 adoleshentë sulmojnë tre marinsa amerikanë në Kaliforni

Amerika
Sulm me dronë në Moskë, dëmtohen disa ndërtesa – mediat sjellin detajet, pamje të shumta në mediat sociale

Sulm me dronë në Moskë, dëmtohen disa ndërtesa – mediat sjellin detajet, pamje të shumta në mediat sociale

Botë
Ukraina mohon përfshirjen në sulmin në Moskë, por 'kënaqet duke e parë atë'

Ukraina mohon përfshirjen në sulmin në Moskë, por 'kënaqet duke e parë atë'

Botë
Kalo në kategori