LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeministri Sali Berisha përkrah propozimin e presidentit Thaçi

Ish-kryeministri Sali Berisha përkrah propozimin e presidentit Thaçi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka mbështetur idenë e presidentit Hashim Thaçit, i cili kërkoi, të mërkurën nga Shqipëria që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të aplikojnë për nënshtetësinë shqiptare.

Presidenti i Kosovës tha një ditë më parë se aktualisht nuk sheh mundësi tjetër për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës, përveç mundësisë që qytetarët e Kosovës të pajisen me pasaportë shqiptare.


Ish-kryeministri i Shqipërisë, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Sali Berisha mendon se dy qeveritë duhet të lidhin një marrëveshje, me të cilën i mundësohet shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, me një formular të marrin nënshtetësinë.

“Përkrah dhe mbështes çdo hap që njëson praktikat e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë. Lidhur me problemin konkret, një qëllim tjetër më madhor duhet të qëndrojë prapa këtij propozimi të drejtë. Është e domosdoshme që dy qeveritë të firmosin, si dy vende të pavarura, por që ndajnë një komb unik, të firmosin marrëveshjen mbi shtetësinë në përputhje me të cilën çdo shqiptar që banon në Shqipëri do të ketë automatikisht me një formular dhe shtetësinë e republikës së Kosovës dhe anasjelltas. Kjo është parashikuar në një vendim të Qeverisë së mëparshme më 2012”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri i Shqipërisë bën thirrje që propozimi të merret me seriozitet. Berisha nuk beson që kërkesa e presidentit Thaçi ka për qëllim t’i bëjë presion Brukselit për liberalizimin e vizave.

“Kjo nuk e synon çështjen e Shengenit, por synon vendosjen e një norme kombëtare që është jetike për kombin shqiptar. Pse kanë të drejtë kombet tjera përreth të aplikojnë të drejtën e shtetësisë për qytetarët… Kosova është një nga vendet që ka standardet më të mira sa i përket kritereve dhe kërkesave për heqjen e vizave. Nuk jam njeri që besoj në presione ndaj Brukselit, sepse BE-së nuk mund t’i bëhet presion nga vendet e Ballkanit”, ka deklaruar Berisha në emisionin ‘Magazina’ të Radio Dukagjini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori