LAJMI I FUNDIT:

Borisov dhe ‘çështja kanibale’: Si erdhi deri te marrja në pyetje e ish-kryeministrit bullgar?

Borisov dhe ‘çështja kanibale’: Si erdhi deri te marrja në pyetje e ish-kryeministrit bullgar?

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, është marrë në pyetje nga policia vetëm katër ditë pas zgjedhjeve parlamentare të vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Borisov besohet të jetë marrë në pyetje mbi të ashtuquajturën “çështje kanibale”, në të cilën ish-kryeministri pretendohet të ketë kërcënuar një dëshmitar në një çështje gjyqësore kundër një prej ministrave të tij në 2010.


Dëshmitari pretendon se Borisov sugjeroi se “gruaja e tij dhe fëmijët një ditë mund ta hanin mishin e tij pa e ditur”.

Pas intervistës në selinë e policisë në Sofje, avokati i Borisov Menko Menkov e përshkroi çështjen si thjesht “trillime nga 13 vjet më parë”.

Dhjetëra mbështetës të Borisov ishin të pranishëm jashtë selisë së policisë gjatë marrjes në pyetje gati një orë.

Ndryshe, partia konservatore e Borisov “GERB” doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të Bullgarisë të dielën, duke marrë 23.51 për qind të votave, e mundur ngushtë nga partia populiste e argëtuesit Slavi Trifonov, e cila mori 24.08 për qind të votave.

Borisov ka shijuar një pushtet pothuajse të pandërprerë që nga viti 2009, gjatë së cilës ai ka qenë kryeministër tre herë.

Opozita politike e ka akuzuar atë për korrupsion gjatë kohës së tij në detyrë dhe shumë bullgarë duan të shohin Borisov të mbajtur ligjërisht të përgjegjshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin

U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin

Amerika Latine
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori