LAJMI I FUNDIT:

Ish-kongresisti Joe DioGuardi, ngushëllon për vdekjen e biznesmenit Latif Kryeziu

Ish-kongresisti Joe DioGuardi, ngushëllon për vdekjen e biznesmenit Latif Kryeziu

Ish-kongresisti Joe DioGuardi dhe Shirley Cloeys DioGuardi, drejtuesit e Lidhja Qytetare Shqiptaro –Amerikane (LQSHA), kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e biznesmenit të njohur kosovar, Latif Kryeziu.

“Jemi shumë të pikëlluar për vdekjen e Latif Kryeziut. E kemi njohur Latifin që nga vitet e hershme 2000, kur ai në mënyrë aktive kishte përkrahur fushatën tonë kombëtare në Kosovë, për “thyerjen e heshtjes” për nevojën që Kosova të bëhej e pavarur, si dhe “Fushatën Ndërkombëtare për Pavarësinë e Kosovës Sot”, të filluar në mars të vitit 2004, në Uashington DC, nga Liga jonë Civile Shqiptaro-Amerikane, së bashku me të ndjerin Kongresmen Henry Hyde, atëherë Kryesues i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kongres”, thuhet në telegram.


Më tej theksohet në mars të vitit 2006, Kryesuesi Hyde, Kongresmeni Tom Lantos, Demokrati i Lartë i Komisionit, Kongresmeni Dana Rohrabacher, si dhe ish-Kongresmeni Ben Gilman, kishin mbajtur një ceremoni në ndërtesën e Kapitolit, me Bordin e Drejtorëve të Ligës Civile, për të pranuar një milion peticione të nënshkruara nga shqiptarët e Kosovës, duke i bërë thirrje Presidentit George Bush që të njihte pavarësinë e Kosovës menjëherë. Latifi u pa në atë ngjarje. Kryesuesi Hyde më pas dorëzoi peticionet e nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë.

Po ashtu përmendet se Latif Kryeziu ishte shqiptar i mirë e patriot, shqiptar që do të na mungojë shumë.

“Që nga viti 2019, Liga Civile ka punuar me Latif Kryeziun në ndërtimin e Murit të Nderit në Prishtinë, ku shënohen e theksohen shqiptarët kosovarë që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit – program i rëndësishëm e historik ky që do ta vazhdojmë me familjen Kryeziu”, thuhet në fund.

Biznesmeni i njohur kosovar, Latif Kryeziu, i njohur si pronari i Shell Kosova, ka vdekur të martën.

Kryeziu u varros të mërkurën në Malishevë, sipas rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori