LAJMI I FUNDIT:

Ish-koloneli i FSK-së: Vizita e Kurtit në veri, populiste dhe elektorale

Ish-koloneli i FSK-së: Vizita e Kurtit në veri, populiste dhe elektorale

Këtë të mërkurë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka vizituar komunat në veri të vendit. Ai mori pjesë edhe në përurimin e pllakës përkujtimore në nder të policit të vrarë Enver Zymeri.

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, thotë se zyrtarët shtetërorë kanë të drejtë ta vizitojnë çdo cep të vendit, por duhet ta gjejnë kohën dhe mënyrën e duhur.


Ai tha se do ishte më mirë sikurse Kurti t’i vizitonte qytetarët serbë të veriut në mënyrë që t’u tregonte se edhe ata janë shtetas të Kosovës dhe trajtohen njëjtë.

“Vizita do të ishte më e mirë sikur vizita të ishte për një debat me qytetarët në veri të vendit, në veçanti me komunitetin serb atje dhe të ju shpjegohet se ata janë shtetas të Kosovës dhe i gëzojnë të drejtat si çdo qytetarë tjetër. Mos të jetë vetëm një vizitë elektorale”, tha ai, për RTV Dukagjini.
Veseli theksoi se nuk është njëjtë sikurse takimi në mënyrë fizike sikurse adresimet përmes medieve apo video-incizimeve.

“Mesazhi më i mirë kur ni udhëheqës i një shteti është kur i takon qytetarët, përmes videoklipeve, nuk i përcjellin. Ne e dimë se qytetarët atje i kanë programet e Serbisë. Mesazhi që kryeministri ka dashur t’a adresojë nuk ka shkuar tek ata”, tha ai.

Sipas tij vizita e tij është edhe populiste dhe elektorale.

Tutje ai tha se zgjedhjet qendrore mund të jenë afër për shkak të problemeve të brendshme e sidomos atyre të jashtme dhe raporteve me ndërkombëtarët. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori