LAJMI I FUNDIT:

Ish-kandidati për president të Serbisë publikon foto me Osmanin: Diskutuam për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës

Ish-kandidati për president të Serbisë publikon foto me Osmanin: Diskutuam për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës

Ish-kandidati për president të Serbisë, kryetar i Partisë Republikane, Nikola Sanduloviq, ka publikuar të shtunën një fotografi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.

Me këtë të fundit, Sanduloviq ka thënë se ka shkëmbyer mendime për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës.


Kandidati për president në Serbi viziton Prekazin, kërkon falje për krimet e shtetit të tij
Lexo po ashtu Kandidati për president në Serbi viziton Prekazin, kërkon falje për krimet e shtetit të tij

“Ishte nder për mua të shkëmbeja mendime me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës. Kjo foto si dhe fotoja ime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është dëshmi se zgjidhja ekziston edhe pa presidentin e Republikës së Serbisë”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Ndryshe, Nikola Sanduloviq ka vizituar Kosovën në 15-vjetorin e Pavarësisë. Ai është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti, ku ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999.

Siç njoftoi Qeveria, në takimin e Kurtit me Sanduloviq është diskutuar edhe për temat aktuale, me fokus ngjashmëritë mes Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Duke folur për situatën aktuale në Serbi, u veçua mungesa e demokracisë, rreziku nga rritja e nacionalizmit dhe ndikimi i madh i Rusisë. Në takim u theksua rëndësia e pozicionimit të politikanëve të rinj në Kosovë dhe Serbi, si dy shtete aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si anëtare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s në të ardhmen”, thuhej në komunikatën për media.

Kundërshtari politik i Aleksandër Vuçiqit ka vizituar edhe Prekazin më 17 shkurt, ku ka bërë homazhe te varrezat.

I shoqëruar nga krerët e shtetit të Kosovës, Sanduloviq pas homazheve ka thënë se “do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm të përgjigjen”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori