LAJMI I FUNDIT:

Ish-kancelari gjerman dorëzohet para presionit të publikut, Schroder do të largohet nga bordi i kompanisë ruse Rosneft

Ish-kancelari gjerman dorëzohet para presionit të publikut, Schroder do të largohet nga bordi i kompanisë ruse Rosneft

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Shroder pritet të largohet nga bordi i drejtorëve të kompanisë shtetërore ruse të energjisë, Rosneft pas reagimeve të ashpra të publikut gjerman për lidhjet me Rusinë dhe sektorin e saj energjetik.

Schroder është kryetar i bordit të Rosneft. Kjo e fundit njoftoi sot (e premte) se ish i pari i qeverisë gjermane, “nuk do të marrë kompetencat në bordin e drejtorëve të kompanisë”.


Njoftimi erdhi një ditë pasi ligjvënësit gjermanë ranë dakord për t’i hequr privilegjet atij, raporton ap.

Theksojmë se 78-vjeçari drejtoi Gjermaninë nga viti 1998 deri në 2005. Ai është bërë gjithnjë e më i izoluar muajt e fundit për shkak të punës për kompanitë ruse të energjisë të kontrolluara nga shteti si dhe miqësinë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Përveç punës në Rosneft, ai ka qenë i përfshirë në projektet e gazsjellësit Nord Stream dhe Nord Stream 2.

Parlamenti gjerman ia heq privilegjet ish-kancelarit, Gerhard Schroder
Lexo po ashtu Parlamenti gjerman ia heq privilegjet ish-kancelarit, Gerhard Schroder

Disa javë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, kompania shtetërore ruse e gazit, Gazprom tha se Schroder pritet t’i bashkohet bordin të drejtorëve.

Emërimi ishte planifikuar të votohet në mbledhjen e përgjithshme vjetore të Gazpromit, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori