LAJMI I FUNDIT:

Ish-drejtorët e policisë: Vettingun në polici nuk mund ta bëjë Xhafaj

Ish-drejtorët e policisë: Vettingun në polici nuk mund ta bëjë Xhafaj

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqiperisë Fadil Canaj dhe ish-drejtori i Drejtorisë së Krimit Ekonomik Ismail Elezi deklarojnë se vettingun në polici nuk mund ta bëjë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa por vetë policia.

Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” dy ish-drejtuesit e lartë thanë se policia pastrohet vetëm kur politika të heqë dorë ndaj saj.


“Nuk e kuptoj që atë që ne dikur e quanim pastërtia e figurës së policit dhe që ju sot e quani vetting do ta bëjë Ministri. Policia është e ndarë nga Ministria sipas ligjit dhe nuk kanë punë politikanët që të merren me policinë dhe pastrimin e saj. Politikanët Ministra ikin e vijnë, ndërsa policia mbetet”, tha Fadil Canaj, një figurë shumë e njohur në strukturat e dikurshme të policisë.

Një tjetër drejtues i dikurshëm në Policinë e Shtetit, Ismail Elezi, mbështeti kolegun Canaj në këtë diskutim, duke deklaruar se letra që Fatmir Xhafaj u dërgoi pak ditë më parë punonjësve të policisë ishte gabim i rëndë. “Nuk ka detyrë Ministria e Brendshme të bëjë vetting. Oficeri i policisë nuk është strukturë e Ministrit të Brendshëm, si rrjedhojë këtë proces nuk mund ta realizojë Ministri, pra politika”.

Elezi tha se ka një rregull në polici: “Një oficer policie ka dy rrugë, ose ngritjen në karrierë ose në burg. Ndërsa në Shqipëri me një të rënë të lapsit në 2013 u larguan nga puna 1300 policë, ndërsa sapo erdhi Xhafaj Ministër largoi 9-të Drejtorë të policisë” .

Një tjetër diskutim gjatë emisionit ishte edhe çështja e kanabisit dhe ajo e bandave, klaneve dhe familjeve mafioze për të cilat foli me emra Ambasadori amerikan Donald Lu.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Fadil Canaj, ishte shumë i ashpër me Policinë Evropiane EUROPOL pas informacionit që dha gjatë emisionit Besfort Lamallari, këshilltari i Ministrit Xhafaj, sipas të cilit pas operacionit të policisë në Lazarat grupet kriminale të Holandës erdhën në Shqipëri dhe studiuan terrenin, vendosën lidhje me elementë të inkriminuar duke sjellë deri farat dhe fidanë për mbjelljen e e kanabisit.

Sipas Fadil Canajt, kjo është e papranueshme për Europolin që tani bën statistika ndërsa në atë moment ka bërë sehir. “Përse Europol nuk arrestoi këta grupe kriminale të Holandës që u paskan mësuar zanatin organizatave shqiptare dhe tani bëjnë raporte”?

Sipas Canajt, përveç policisë shqiptare, përgjegjësi në situatën e drogës në Shqipëri kanë edhe institucionet e huaja si EUROPOL.
Për Fadil Canajn, policia shqiptare është në kushtet e mbrojtjes së nevojshme dhe të huajt duhet ta ndihmojnë duke parandaluar dhe goditur organizatat ndërkombëtare që vendosin bashkëpunim dhe jo duke bërë statistika. /Oranews/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori