LAJMI I FUNDIT:

Ish-diplomatët kosovarë reagojnë pas paralajmërimit të Marcon për pezullimin e vizave: Nivel i ulët dhe qasje e gabueshme

Ish-diplomatët kosovarë reagojnë pas paralajmërimit të Marcon për pezullimin e vizave: Nivel i ulët dhe qasje e gabueshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka kërcënuar me pezullim të vizave për Kosovën, për shkak siç ka thënë ai “nuk mbahet fjala e dhënë”.

Në një konferencë për media të martën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Macroni ka thënë se pret përgjegjësi nga Kosova dhe Serbia.

“E them me shumë qartësi, kemi bërë një gjest mirëbesimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, kjo (regjimi i vizave) është pezulluar për shkak të fjalës së dhënë, e cila edhe sot nuk është mbajtur. Po e pres një angazhim serioz të të dyja autoriteteve për të lëvizur përpara në javët e ardhshme. Madje është kusht kyç për paqe edhe në rajon”, ka thënë ai.


Ndryshe Telegrafi merr vesh që qëndrimi i presidentit francez është më shumë lloj kërcënimi për kryeministrin Albin Kurti dhe Kosovën, sesa ka vendim për këtë çështje.

Macron kërcënon me pezullim vizash: Pres përgjegjshmëri nga Kurti e Vuçiq
Lexo po ashtu Macron kërcënon me pezullim vizash: Pres përgjegjshmëri nga Kurti e Vuçiq

Lidhur me këtë kanë reaguar ish-diplomatët kosovarë, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Bernard Nikaj.

Ish-ministrja e MPJ-së, Haradinaj-Stublla ka shkruar në platfromën “X” se kjo është alarmante.

“Përpjekja për zgjidhjen e shpejtë të Francës për të kushtëzuar në mënyrë absurde Kosovën me sagën tashmë të konsumuar liberalizimin e vizave, kështu që ajo t’i kthehet dialogut të dështuar tashmë të ndërmjetësuar nga BE pa e mbajtur Serbinë përgjegjëse për krimin e saj të agresionit të 24 shtatorit – është një nivel i ri i ulët në politikën e jashtme të papajtueshme të BE-së”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ndërkaq ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj ka deklaruar se pezullimi i liberalizimit të vizave do të ishte e gabuar.

“Kjo do të ishte e gabuar dhe kundërproduktive. Unë gjithashtu besoj se nuk është e realizueshme në mjedisin aktual vendimmarrës të BE-së”, ka shkruar Nikaj.

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aliu nga IHMK thotë se Kosova është në pritje të dimrit më të ftohtë të viteve të fundit

Aliu nga IHMK thotë se Kosova është në pritje të dimrit më të ftohtë të viteve të fundit

Lajme

"Mandati i katërt i Kurtit", në Kuvend shkaktohen të qeshura nga gabimi i Besnik Tahirit

Lajme
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Ekonomi
Vdekja tragjike e zyrtarit të FSK-së, Prokuroria e Prishtinës: Dyshohet se viktima ka rënë nga kati i 11-të i ndërtesës

Vdekja tragjike e zyrtarit të FSK-së, Prokuroria e Prishtinës: Dyshohet se viktima ka rënë nga kati i 11-të i ndërtesës

Lajme
PDK nuk do të votojë projektligjin për buxhetin e vitit 2025

PDK nuk do të votojë projektligjin për buxhetin e vitit 2025

Lajme
Vdekja tragjike e zyrtarit të FSK-së, reagon KMLDNJ: Të shtohet numri i inspektorëve të punës

Vdekja tragjike e zyrtarit të FSK-së, reagon KMLDNJ: Të shtohet numri i inspektorëve të punës

Lajme
Kalo në kategori