LAJMI I FUNDIT:

Ish-deputetët, Sejdiu e Pantina, flasin për mundësinë e marrëveshjes LVV-LDK

Ish-deputetët, Sejdiu e Pantina, flasin për mundësinë e marrëveshjes LVV-LDK

Për mandatarin Albin Kurti ka filluar numërimi mbrapsht për formimin e Qeverisë. Kurti ka afat deri më 4 shkurt ta paraqes në Kuvend përbërjen e Qeverisë, por marrëveshja për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së po shihet e vështirë për t’u realizuar.

Përveç ofertave që i kanë bërë për bashkëqeverisje njëra-tjetrës, LVV dhe LDK nuk ka kanë zhvilluar ndonjë takim, ndërsa zyrtarët e të dyja partive kanë ritheksuar se duan arritjen e një marrëveshje. Madje kryetari i LDK-së, pas mbledhjes së kryesisë që kanë mbajtur ditën e martë, ka thënë se kjo javë duhet të jetë përfundimtare sa i përket arritjes së koalicionit.

E, gjithë kjo situatë politike po shihet shqetësuese për ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së shtatë.

Korab Sejdiu, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin tha së është i zhgënjyer më vonesat që po bëhen për formimin e Qeverisë së re.

“Sikur edhe besoj pjesa dërmuese e qytetarëve që i kanë dhënë besimin në këto zgjedhje LLV –së dhe LDK-së, edhe unë ndihem i zhgënjyer me vonesat artificiale dhe të pabazuara që janë krijuar dhe që po pengojnë formimin e qeverisë së re. Nuk ka nevojë të ritheksohen dëmet e shumta që po i shkaktohen Kosovës nga këto vonesa, jo vetëm nga mungesa e themelimit të qeverisë së re, por edhe nga vazhdimësia e keqpërdorimeve që po i bënë qeveria e dorëhequr në këto momentet e fundit të jetës së tyre politike”, ka thënë ai.

Sejdiu pohoi se LVV dhe LDK nuk kanë ndonjë alternativë tjetër përveç koalicionit, sipas tij, nëse dështon ky koalicion atëherë që të dyja partitë politike do të pësojnë.

“Pavarësisht, është mirë që tani më veç ka filluar të ecë koha lidhur me formimin e qeverisë, dhe kam besim se këto dy parti, përkatësisht LVV dhe LDK, do të formojnë qeverinë e re brenda afatit kushtetues. Unë sinqerisht besoj se asnjëra nga këto parti nuk kanë ndonjë alternative tjetër reale, dhe se që të dyja do të pësonin dukshëm, natyrisht në nivele të ndryshme, nëse dështojnë me formimin e qeverisë”, tha ai.

Korab Sejdiu, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës

Megjithatë, ish-deputeti Sejdiu tha se nga gjithë kjo zvarritje që po bëhet për formimin e Qeverisë, ka diçka të mirë.

“Ndoshta një gjë e mirë që ka dalë nga kjo telenovelë politike në mes të LVV dhe LDK-së, është fakti se pritjet e jashtëzakonshme që kanë pasë qytetarët nga ky front politik kanë rënë në nivel të realitetit, sepse sikur të ndodhte shpejte koalicioni, atëherë, qeveria në ardhje do të kishte problem shumë të madh që të përmbushte të gjitha pritjet e qytetarëve, që deri diku ishin jo reale në rrethanat në të cilat gjendemi aktualisht”, ka thënë mes tjerash ai.

Pavarësisht të gjithave, Sejdiu tha se mbetet optimist se Qeveria LVV-LDK do të bëhet.

“Tash e tutje, në këto ditët që i kemi në dispozicion, mbetet që ne që jemi përkrahës të këtij koalicioni dhe të një qeverie të përbërë nga LVV dhe LDK, të ngrisim zërin dhe të bëjmë tërë atë që mundemi për të realizuar këtë qëllim, veçanërisht duke pasë parasysh faktin se që nga fillimi ka pasur shumë të tillë që punojnë për anën e errët të politikës Kosovare dhe se që nga fillimi janë munduar me mish e shpirt që të prishin gjasat e një qeverie LVV-LDK sepse ajo do t’ua shkatërronte strofullin e krimit. Thënë atë, unë mbetem optimist se qeveria LVV-LDK do bëhet”, është shprehur ai.

Ndërsa për ish-deputeten e PSD-së, Shqipe Pantina, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë të papërgjegjshme dhe amatore sa i përket negocimit për formimin e Qeverisë.

Pantina ka thënë për Telegrafin, se çdo vonesë në krijimin e institucioneve është humbje për qytetarët dhe për vendin.

“Problemi i parë është buxheti, dhe humbja e dytë është dialogu me Serbinë. Pasi që e kemi parë këto ditë është nënshkruar marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, kjo marrëveshje është e mirëseardhur mirëpo nuk dihen detajet, dhe detajet duhet të bëhen publike. Të gjitha këto janë pasoja të mos formimit të Qeverisë. Dy partitë të cilat janë duke negociuar për formimin e Qeverisë janë të papërgjegjshme dhe amatore sa i përket negocimit. Krejt mosmarrëveshjet mes tyre janë nga inatet dhe se luftojnë për pozita”, ka thënë ajo.

Shqipe Pantina, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës

Ndryshe, sipas Kushtetutës, kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit dhe Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Por në rast se përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.

Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori