LAJMI I FUNDIT:

Isco dëshiron të largohet nga Real Madridi

Isco dëshiron të largohet nga Real Madridi
Isco (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Isco duket se po e shijon sezonin e fundit te Real Madridit.

Mesfushori spanjoll nuk është i lumtur me minutazhën që po i ofron Zinedine Zidane, andaj edhe dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu.


Sipas asaj që raporton Calciomercato, 27-vjeçari është në dijeni për interesimin e klubeve të mëdha, e që kjo ka bërë ta kërkojë largimin nga Los Blancos.

Isco (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Mesfushori ka bërë vetëm tri paraqitje deri më tani, ndërsa nuk ka arritur asnjëherë ta zhvillojë një ndeshje të plotë.

Spanjolli kishte bërë me dije se ai do të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij te madrilenët, por tani e ka kuptuar se nuk është i nevojitur.

Në këtë verë Juventusi dhe Manchester City kishin shprehur interesim për të, derisa në verën e vitit 2020 mund të largohet në drejtim të Ligës Premier apo në Serie A. /Telegrafi/