LAJMI I FUNDIT:

Isa Mustafa paralajmëron Teuta Rugovën: Nëse je me ne, rri me ne!

Isa Mustafa paralajmëron Teuta Rugovën: Nëse je me ne, rri me ne!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, është pyetur rreth qëndrimit të deputetes së LDK-së, Teuta Rugova, e cila shpesh po del në kundërshtim me qëndrimet e partisë.

Mustafa tha se nuk e kanë diskutuar çështjen e deputetes Rugova, sepse, sipas tij, “ne jemi ballafaquar me atë problem”.


“Ne nuk e kemi vetëm Teuta Rugovën e cila ka dalë nganjëherë nga rendi i partisë. Ne edhe në mandatin e kaluar kemi pasur disa deputetë, të cilët votonin kundër meje”.

Kryetari i LDK-së tha se këta deputetë i kanë lënë ashtu, të marrin mend vetë, “edhe Teuta duhet të marrë mend vetë, dhe të përcaktojë se me kënd është”.

“Nëse është me neve rri me neve, nëse nuk është me neve ajo vendos me kënd është”, shtoi Mustafa, raporton Kallxo.com.

“Deputeti duhet ta respektojë vetëveten dhe ta dijë se me votën e kujt ka ardhur nçë Kuvend. Në qoftë se nuk e di pastaj më vonë e merr vesh siç po e marrin vesh disa deputetë çka kanë vepru në mandatin e kaluar”, tha Isa Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së këtij subjekti ka thënë se LDK-ja do të mbështesë ligjin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ju shpreh gatishmërinë e LDK-së dhe ju siguroj se LDK do ta përkrah ligjin për Ushtrinë e Kosovës në momentin që vjen për votim në Kuvend”, ka thënë Mustafa.

Ai ka ripërsëritur kërkesën e LDK-së për zgjedhje, duke thënë se vendi është duke u keqeverisur nga Qeveria Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori