eksperti ad

Grupi ekstremist i ka postuar fotografitë e tyre, të veshur me rroba të verdha burgu, në revistën e tij online Dabiq.

Dy pengjet janë identifikuar si Ole Johan Grimsgaard-Ofstad nga Osllo dhe Fan Jinghi nga Pekini.


Militantët kanë thënë se “oferta kohore” është e kufizuar.

Ata kanë vrarë disa robër dhe pamjet e vrasjeve brutale i kanë postuar online, transmeton Rel. Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, ka konfirmuar se një shtetas norvegjez mbahet peng në Siri dhe se ai është kapur qysh në muajin janar.