LAJMI I FUNDIT:

Irina Shayk shihet nën shoqërinë e afërt të një mashkulli misterioz në rrugët e Los Angelesit

Irina Shayk shihet nën shoqërinë e afërt të një mashkulli misterioz në rrugët e Los Angelesit

Irina Shayk dukej rehat teksa doli në Los Angeles të premten.

Supermodelja 37-vjeçare, e cila së fundmi u kthye nga një pushim ekzotik në Marrakech, shoqërohej nga një burrë i pashëm misterioz, shkruan DailyMail.


Veteranja e pistës së modelingut ofroi një paraqitje të shkurtër të barkut të saj të tonifikuar, pasi kishte veshur me një bluzë të zezë pa mëngë dhe pantallona të shkurtra.

Modelja e kopertinave të revistave me renome botërore, doli me atlete të zeza dhe kishte vendosur një byzyl ari në një nga këmbët e saj.

Irina dukej se ishte pa makijazh në këtë dalje intime.

Ajo mbante syze dielli të errëta dhe i la flokët e saj të errëta në valë të lirshme.

Shoku i saj i paidentifikuar dukej në formë i veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra jeshile.

Ai kishte veshur atlete dhe në sy kishte vendosur një palë syze dielli të errëta.

Flokët e errëta të burrit ishin të hapura anash dhe ai kishte një palë mustaqe të shkurtuara mirë.

Të dy i dhuruan njëri-tjetrit një përqafim të ngrohtë përpara se të vazhdonin në rrugët e tyre të ndara.

Modelja Shayk përndryshe ka një vajzë gjashtëvjeçare me emrin Lea, të cilën e ka me ish-partnerin e saj, Bradley Cooper, 48 vjeç.

Bukuroshja me origjinë ruse qëndron në formë për fotografitë e saj të shumta falë një rutine rigoroze stërvitjeje.

“Kam një trajner vërtet të fortë, i cili është i shkëlqyeshëm për të më inkurajuar të bëj gjërat e vështira”, shpjegoi ajo.

“Përpiqem ta shtyj veten deri në kufi dhe shpesh arrij në pikën ku mendoj”, thotë ajo, lidhur me kujdesin që bën ndaj vetes për një trup të mirë mbajtur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina
Kalo në kategori