LAJMI I FUNDIT:

Irani synon ta pasurojë uraniumin deri në 20 për qind

Irani synon ta pasurojë uraniumin deri në 20 për qind

Irani ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) se synon të pasurojë uraniumin deri në 20 për qind të pastërtisë në objektin nëntokësor në Fordow. Ky është një nivel më i lartë i pastërtisë sesa limitet e vendosura në marrëveshjen bërthamore.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara tha se Irani bëri të ditur qëllimet e tij përmes një letre që i dërgoi kësaj agjencie.

“Irani ka informuar agjencinë se për të zbatuar një akt ligjor që së fundmi është miratuar në parlament, Organizata për Energji Bërthamore e Iranit, synon që të prodhojë uranium të pasuruar deri në 20 për qind në uzinën në Fordow”, tha ANEB-i në një njoftim.

Në letrën që Irani i dërgoi ANEB-it më 31 dhjetor, 2020, nuk thuhet “kur do të kryhen aktivitetet e pasurimit”, tha agjencia e OKB-së, transmeton REL.

Ambasadori rus në ANEB, Mikhail Ulyanov, më herët tha në Twitter se shefi i ANEB-it, Rafael Grossi ka raportuar në bordin e agjencisë për letrën e Iranit.

Aktualisht, Irani pasuron uraniumin me rreth 4,5 për qind, që është përqindje më e lartë se kufizimet e vendosura në marrëveshjen bërthamore. Marrëveshja, që u nënshkrua më 2015 përcaktoi kufirin prej 3,67 për qind.

Rritja deri në 20 për qind të pasurimit do ta shkurtonte kohën që Irani potencialisht të zhvillonte armë bërthamore. Marrëveshja bërthamore ia ndalon Teheranit që të kryejnë aktivitete të pasurimit në Fordow, që gjendet në një zonë malore.

Që prej se Shtetet e Bashkuara më 2018 u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore, Irani gradualisht ka nisur të mos i përmbahet marrëveshjes.

Pas vrasjes së shkencëtarit bërthamor, Mohasen Fakhrizadeh më 27 nëntor, Parlamenti iranian ka miratuar një legjislacion kundërthënës që urdhëron rikthimin e programit të pasurimit të uraniumit deri në 20 për qind dhe që t’i jepet fund inspektimeve nga ANEB-i.

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori