LAJMI I FUNDIT:

Irani me strukturë të re për ruajtjen e raketave

Irani me strukturë të re për ruajtjen e raketave

Garda paramilitare revolucionare e Iranit hapi sot një strukturë të re për ruajtjen e raketave.

Kështu ka njoftuar televizioni shtetëror iranian duke sjell video pamje.


Raporti citon komandantin e rojës, Husein Salami, i cili tha se raketat lundrim dhe balistike do të forcojnë më tej forcat detare, raportoi AP.

Televizioni shtetëror tregoi një numër të madh të predhave në ambiente të mbyllura, që të kujtonin një korridor nëntokësor, por nuk tregoi se ku ndodhej objekti ose sa raketa ishin ruajtur atje.

Ndryshe, Irani ka vite që është duke synuar të jetë shtet me fuqi bërthamore. /Telegrafi/