LAJMI I FUNDIT:

Irani dhe SHBA pranë konfliktit: Rouhani kërkon kompetenca për luftë

Irani dhe SHBA pranë konfliktit: Rouhani kërkon kompetenca për luftë

Presidenti iranian Hassan Rouhani i tha një grupi të imamëve se kërkon zgjerimin e kompetencave ekzekutive ushtarake për t’iu përgjigjur më mirë “luftës ekonomike”.

Kjo “luftë”, kujtojmë, është iniciuar me tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore dhe vendosja e sanksioneve ndaj Iranit, dhe në ditët e sotme po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.


Agjencia shtetërore iraniane IRNA raporton se Rouhani si shembull përmendi luftën me Irakun në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar.

IRNA nuk ka specifikuar se cilat fuqi të reja Rouhan ka kërkuar, por tha se Irani kishte “nevojë për fuqi të tilla”.

Rouhani ka thënë se Irani përballet me probleme, pa precedent në shitjen e naftës, por se vendi është “bashkuar në pikëpamjen se duhet t’iu rezistojë SHBA-së dhe sanksioneve”.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur qëkur SHBA la marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore vitin e kaluar dhe rinovuan sanksionet që shkaktuan krizën në ekonominë e Iranit.

SHBA dy javë më parë ka dërguar bombarduesit dhe një grup aeroplanmbajtësesh në Gjirin Persik, por presidenti amerikan Donald Trump ka thënë dje se nuk dëshiron luftë me Iranin. /kp/Telegrafi/