LAJMI I FUNDIT:

IPKO zbulon çmimet e telefonave Nokia dhe Samsung

IPKO zbulon çmimet e telefonave Nokia dhe Samsung

Pas njoftimit zyrtar për lansimin e pakove të reja tarifore me telefonat e mençur mobil të Nokia, HTC dhe Samsung, telefonia mobile IPKO tashmë i ka publikuar edhe çmimet e shumicës së modeleve të telefonave që ajo i ofron.

Në uebfaqen zyrtare të kompanisë, tashmë janë publikuar çmimet e modeleve të telefonave, si Samsung S3350, Nokia E5, Samsung Corby II, dhe Nokia C3.

Kështu, sipas informatave të marra nga faqja zyrtare, të gjithë ata që blejnë modelin e ri të Samsung S3350, i njohur edhe si Samsung Ch@t, duhet të paguajnë 135 euro, ose mund ta blejnë edhe modelin tjetër të prodhuesit të njëjtë, Samsung Corby II për 150 euro.


Ndërsa, për secilin prej modeleve të Samsung, konsumatorët e IPKO’s për gjashtë muaj rresht marrin edhe nga 50 minuta drejt të gjithë operatorëve mobil apo fiks në vend, 50 SMS drejt të gjithë operatorëve vendor dhe ndërkombëtarë, 50 MB në muaj internet në mobil, 50 MMS dhe SIM kartelë IPKO me mbushje.

Në anën tjetër, përdoruesit e telefonave Nokia, përkatësisht ata që blejnë modelin Nokia E5 nga IPKO, duhet të paguajnë 205 euro, dhe për gjashtë muaj rresht të marrin të njëjtat benefite si ata që blejnë modelet e Samsung, Ch@t ose Corby II.

Megjithatë, IPKO e ofron edhe një model më të lirë të telefonit, përkatësisht modelin Nokia C3, të cilin e shet për 180 euro, ndërsa konsumatorëve u jep sasinë e njëjtë të minutave dhe SMS’ve, MMS’ve dhe internetit në mobil, të përshkruar më lartë.

Vlen të përmendet që IPKO ka njoftuar se ofron edhe modelet e prodhuesit tajvanez, HTC, përkatësisht modelet HTC Desire dhe HTC Desire HD, mirëpo çmimet e këtyre modeleve ende nuk janë bërë të ditura në uebfaqen e saj.

Gjatë vizitës tonë në dyqanet IPKO, na është thënë se për secilin prej modeleve të telefonave të ofruar, telefonia mobile IPKO jep edhe një vit garancion.

/ Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kalo në kategori