IPKO ka pranuar çmimin FIDES për kontribut në aktivitete filantropike, për dhurimin e sistemit të sofistikuar të ultrazërit në Klinikën Onkologjike të QKUK, ngjarje e organizuar çdo vit nga Forumi për Iniciativë Qytetare për të vlerësuar të gjithë kontribuuesit e shoqërisë si dhe për të stimuluar sa më shumë biznese dhe individ që të ndajnë të mirat e tyre me pjesën tjetër të shoqërisë.
Gjatë një ceremonie për ndarjen e çmimeve, të mbajtur nën kushtet e diktuara nga masat për parandalimin e pandemisë, Këshilltarja për Marrëdhënie me Publikun në IPKO, Afrika Zyferi, falënderoi Forumin për Iniciativë Qytetare për ndarjen e këtij çmimi dhe për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për ndërtimin e një qytetarie aktive dhe të shëndetshme.
“Ne në IPKO besojmë se për një biznes afatgjatë të suksesshëm, është shumë e rëndësishme të jemi të lidhur me njerëzit dhe komunitetin dhe të mbështesim zhvillimin e tyre të përgjithshëm. Edhe në këto kohë, kur të gjitha bizneset dhe ekonomia ishin mjaft të prekura nga pandemia, IPKO mbeti e përkushtuar ndaj qëllimeve dhe vlerave të saj korporative.
Përgjegjësia jonë sociale është një nga asetet tona më të forta.
Dhurimi i kësaj pajisjeje ishte një dedikim për të gjitha gratë e Kosovës dhe veçanërisht gratë në IPKO, të cilat janë forcë lëvizëse në kompaninë tonë”, tha znj. Zyferi.
Sipas statistikave, kanceri i gjirit dominon me 400 raste të reja në vit dhe është më i përhapuri në Kosovë.
Ky ultrazë është kritik për të shkurtuar periudhën e pritjes për pacientët që janë në radhë për kontroll, periudhë e cila është vendimtare për zbulimin e kancerit dhe rritjen e mundësive për të mbijetuar.
IPKO tash e shumë vite ka iniciuar dhe mbështetur kauza të ndryshme që kanë të bëjnë me sektorin e shëndetësisë.
Disa nga kontributet kryesore të IPKO-së në sektorin e shëndetësisë janë: dhurimi i pajisjeve mjekësore në 20 njësi pediatrike qendrat kryesore për përkujdesje familjare, në komuna të ndryshme të Kosovës dhe dhurimi i 5 inkubatorëve për Klinikën e Pediatrisë në QKUK, ku të gjitha së bashku kapin vlerën e rreth 200 mijë euro.
IPKO është një kontribuues i madh për shoqërinë, gjithmonë duke iniciuar dhe mbështetur kauza të ndryshme me temën kryesore, shëndetësinë, arsimin dhe sportin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me zv.presidentin e MCC: Granti prej mbi 200 milionë euro do ta transformojë sektorin e energjisë
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
10 arsye pse duhet të studioni në UBT!
Valtech blen Kin + Carta’n, kompani prezente edhe në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri