LAJMI I FUNDIT:

IPKO modernizon pajisjet dhe zgjeron rrjetin e mbulueshmërisë me shërbimin 4G

IPKO modernizon pajisjet dhe zgjeron rrjetin e mbulueshmërisë me shërbimin 4G

IPKO Telecommunications LLC, si pioniere në industrinë e komunikimit në Kosovë, ka vazhduar të investojë konsiderueshëm në azhurnimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së saj në mënyrë që të vazhdojë të ofrojë shërbime të qëndrueshme, të shpejta dhe me cilësi të lartë për klientët e saj.

Së fundi, IPKO ka modernizuar pajisjet e rrjetit 4G në 17 pika në qendrat kryesore të qyteteve si: Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Therandë, si dhe ka zgjeruar rrjetin e shtrirjes me mbulueshmëri me shërbimin 4G në 113 fshatra të shpërndarë në lokacione të ndryshme në Kosovë.

Për më tepër, IPKO në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, përmes projektit KODE, ka bërë shtrirjen dhe modernizimin e rrjetit 4G në 5 pika të reja.

Udhëheqësi i projektit për zgjerim pranë kompanisë IPKO, z. Fatbardh Dragusha, tha:” Ky ishte një projekt i madh, pasi përfshinte shumë qytete, me qindra fshatra që përfshinin zgjerimin e rrjetit në disa zona dhe gjithashtu modernizimin e rrjetit në të tjera. Ne jemi të kënaqur me kronologjinë e përfundimit të projektit dhe azhurnimin e shërbimeve që ai do t’u ofrojë klientëve tanë”.

Drejtori Ekzekutiv i IPK, z. Robert Erzin, theksoi: ‘Siç edhe është premtuar, IPKO vazhdon të ndërtojë mbi bazën e fortë që ka, duke vënë në pah funksionalitetin digjital për të përmbushur kërkesat e klientëve të cilët kanë pritshmëri të larta dhe janë çdo herë e më kërkues si rezultat i zgjedhjeve të shumta. Për këtë arsye, IPKO vazhdon të ofroj produkte dhe shërbime të kualitetit superior të cilat vlerësohen nga klientët e saj’.

IPKO si lider në ofrimin e shërbimeve celulare në Kosovë, ka infrastrukturë të azhurnuar me teknologjinë më të fundit dhe investon shumë dhe vazhdimisht në përputhje me zhvillimet e fundit teknologjike në industrinë e telekomunikacionit në vendet e zhvilluara.  Kufizim mbetet në Kosovë sasia e brezit frekuencor të alokuar për shërbime celulare.

IPKO ka ambicie të mëdha: të punojë pa ndërprerë në transformimin për sukses në një botë digjitale, me investime të rëndësishme në zhvillimet më të fundit teknologjike. Përmirësimi i vazhdueshëm i përvojës së klientit dhe maksimizimi i kapaciteteve si një ofrues i integruar i shërbimeve fikse, janë vetëm disa nga pikat e fokusit të kompanisë.

Plani i saj strategjik me investime të shumta, e forcon edhe më tej pozicionin e saj si lidere në ofrimin e shërbimeve fikse.

IPKO, si operatori më modern dhe më i avancuar i telefonisë celulare dhe shërbimeve fikse në vend, me fokus të veçantë te klienti, është gjithnjë në vënie të trendeve për të tejkaluar pritshmëritë e klientëve, duke ofruar produkte dhe shërbime premium.

Artikull i sponzorizuar