LAJMI I FUNDIT:

IPKO lanson faqen e re zyrtare, zbret çmimet e telefonave të mençur në e-shop për 50 për qind dhe sjell modelin e ri të Samsungut

IPKO lanson faqen e re zyrtare, zbret çmimet e telefonave të mençur në e-shop për 50 për qind dhe sjell modelin e ri të Samsungut

IPKO është operatori i parë në vend që ka ofruar mundësi për kryerjen e pagesave përmes internetit për produktet dhe shërbimet e tyre – që në vitin 2014. Sot IPKO ka prezantuar faqen e saj të re të internetit, me dizajn krejtësisht të ri dhe karakteristika moderne, duke sjellë një nivel krejt tjetër të blerjes nëpërmjet internetit të shërbimeve, telefonave, pakove të ndryshme dhe aksesorëve.

Për ta festuar ueb-faqen e re me përdoruesit e saj, IPKO ka siguruar çmime speciale për telefonat më të rinj të mençur, duke përfshirë edhe brendet më të njohura, siç janë: Apple, Samsung, LG, HTC dhe shumë të tjerë.


Përmes www.ipko.com përdoruesit do të kenë mundësi të qasen në të gjitha ofertat, duke përfshirë edhe mbushjet përmes internetit për telefonat e tyre.

I integruar në faqen e re është edhe shërbimi online për konsumatorë, i cili u mundëson përdoruesve të IPKO-së që lehtësisht të marrin përgjigje në pyetjet e tyre në lidhje me shërbimet dhe produktet që i ofron operatori i tyre i preferuar.

Ueb-faqja e re e IPKO-së lansohet bashkë me 50 për qind zbritje në telefona dhe me prezantimin e Samsung Galaxy S7

Ndër risitë e shumta që ka sjellë IPKO në faqen e saj të re të internetit, në www.ipko.com ofrohet edhe mundësia e përzgjedhjes dhe blerjes së telefonave të ndryshëm të mençur dhe aksesorëve të ndryshëm online (përmes debit apo kredit kartelës), me çmime të zbritura dhe dërgesa falas nëpër shtëpi.

Telefonat e tyre të preferuar të mençur, përdoruesit mund t’i blejnë edhe me oferta të mbushjeve me parapagim, e po ashtu me pako të mbushjeve: Mbushje 60 dhe Mbushje 120. Në disa modele të telefonave të mençur ulja e çmimeve arrin deri në 50 për qind nga çmimi fillestar.

Ueb-faqja e re e IPKO-së është lansuar bashkë me gjeneratën më të re të Samsungut – Galaxy S7, i cili mund të blihet përmes internetit.

Për të parë më shumë nga karakteristikat dhe dizajnin, vizitojeni www.ipko.com.

Artikull i sponzorizuar