LAJMI I FUNDIT:

IPKO certifikohet për cilësi dhe siguri të informacionit sipas standardeve ndërkombëtare ISO 9001 dhe 27001

IPKO certifikohet për cilësi dhe siguri të informacionit sipas standardeve ndërkombëtare ISO 9001 dhe 27001

Kompania e Telekomunikacionit IPKO është certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare ISO 9001 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë, dhe ISO 27001 për Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit. Këto certifikime specifikojnë termat dhe përkufizimet që zbatohen për të gjitha standardet e sistemit të menaxhimit të cilësisë, të zhvilluara nga ISO, e që institucionet apo organizatat i përdorin për të dëshmuar se plotësojnë kushtet dhe kriteret e kërkuara lidhur me menaxhimin e cilësisë si dhe plotësojnë kushtet dhe kriteret e kërkuara lidhur me menaxhimin e sigurisë së informacionit. 

Pas një auditimi të suksesshëm të bërë nga Instituti Slloven për Kualitet dhe Metrologji,  është vlerësuar që IPKO ka përmbushur të gjitha kriteret e standardeve ISO 9001 si dhe ISO 27001 në të gjitha kategoritë e shërbimeve që ofron: Telefoni mobile, Internet dhe Televizion Digjital. 

Drejtori Ekzekutiv i IPKO, z. Robert Erzin, është shprehur shumë i kënaqur me këtë certifikim duke treguar rrugën e gjatë nëpër të cilën ka kaluar institucioni për të marr këtë certifikim. “Që nga themelimi i IPKO në Kosovë, ne jemi bazuar në standardet ISO për të gjitha kategoritë e fushëveprimit, pasi që edhe Telekomi i Sllovenisë mbështet dhe është certifikuar në kategori të ndryshme të ISO standardeve.  Kemi investuar shumë në infrastrukturë, zhvillimet më të fundit teknologjike dhe në punonjësit tanë që të arrijmë të ofrojmë kualitetin më të lartë të shërbimeve në tregun Kosovar. Kjo dëshmon se IPKO menaxhon sistemin e cilësisë dhe sigurisë së informacionit në linjë me standardet e pranuara ndërkombëtarisht. Certifikimi është një proces i vazhdueshëm i përmirësimit, rishikimit, dhe dedikimit për të punuar sipas këtyre standardeve. Konfirmon përkushtimin tonë ndaj kualitetit, sigurisë dhe konfidencialitetit sipas të cilit mirëmbahen të dhënat; është simbol i sigurisë dhe besimit ndaj klientëve dhe partnerëve tanë. Këto certifikime e kompletojnë dhe mbështesin imazhin e IPKO” – tha z. Erzin. 

Çka do të thotë kjo për klientët e IPKO:

Këto certifikime sipas standardeve ISO 9001 dhe ISO 27001, e veçojnë IPKO nga kompanitë e tjera duke ju siguruar klientëve që IPKO ofron shërbime dhe produkte me kualitet sipas standardeve ndërkombëtare dhe se gjithashtu të dhënat e tyre janë plotësisht të sigurta, ashtu siç e përcaktojnë standardet ndërkombëtare. 

Standardet ISO 27001 i ndihmojnë organizatat të implementojnë procese që vënë në prioritet sigurinë e të dhënave dhe minimizojnë rrezikun e shkeljes apo shpërndarjes së të dhënave. Me marrjen e këtij certifikimi IPKO ka dëshmuar aftësinë e saj për të menaxhuar sigurinë e të dhënave të ndjeshme. 

IPKO njihet si një nga kompanitë e telekomunikacionit me rritjen më të shpejtë në Evropë. Themeluar në vitin 1999, IPKO është rritur nga të qenit ofruesi i parë i Internetit në të gjithë Kosovën, në një ndërmarrje moderne që ofron gamë të plotë të shërbimeve të integruara, si dhe përmbajtje në komunikimet mobile dhe shërbimet fikse siç janë: TV kabllor dixhital, shërbime interneti dhe telefoni fikse. Sot, IPKO është operatori më i madh dhe më i përparuar i telekomunikacionit, i cili ofron internet me shpejtësi të shpejtë – rrjete 3G dhe 4G në Kosovë.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori