LAJMI I FUNDIT:

iPhone, probleme me orën

iPhone, probleme me orën

Edhe pse shumëkush e konsideron iPhone si një nga aparatet më të përparuara të kohës së tashme, mirëpo disa gjëra të thjeshta nuk po i shkojnë për dore kompanisë Apple. Kështu ndodh edhe me orën.

Apple më herët dy herë ka pasur probleme me alarmet në iOS ndërsa tash vjen edhe ‘dështimi’ i tretë.

Disa përdorues të pakënaqur në SHBA vikendin e kaluar janë ankuar në Tweeter, pasi që kur kishin tentuar ta lëvizin akrepin një orë përpara, në disa modele të iPhone akrepi kishte shkuar një orë pas.


Kësaj here problemi është mundur të zgjidhet shumë lehtë- me rivënien në funksion të iPhone. Megjithatë, askush nuk pret nga Apple lëshime të tilla të thjeshta. /Telegrafi/