iPhone 18 Pro vjen me ngjyrë të re

Sipas informacioneve që kanë dalë deri më tani, janë zbuluar disa detaje rreth iPhone 18 Pro, ndër të cilat edhe një ngjyrë krejtësisht e re në të cilën do të vijë ky model.
Sipas burimeve të njohura (tipsterëve), iPhone 18 Pro pritet të vijë në një ngjyrë të quajtur “Dark Cherry” (vishnje e errët), e cila sipas renderimeve të deritanishme duket si një zgjidhje shumë elegante.
Apple kësaj here ka zgjedhur një stil më elegant, ndryshe nga ngjyra portokalli e modelit të mëparshëm, por që gjithsesi tërheq vëmendje.
Kur bëhet fjalë për telefonat, zakonisht përdoruesit zgjedhin ngjyrën e zezë për të arritur një efekt “elegant”, por tani duket se do të kenë një favorit të ri.
Sipas rrjedhjeve, seria iPhone 18 mund të vijë edhe në disa nuanca të tjera si e kaltër, e bardhë dhe e hirtë.
Sa i përket detajeve të tjera, modelet Pro dhe Pro Max pritet të kenë një hapje më të vogël për kamerën e përparme (“punch-hole”), si dhe teknologjinë Face ID të integruar nën ekran.
Gjithashtu, priten ndryshime në formën e ekranit, ndërsa kamera kryesore do të ketë hapje të ndryshueshme të diafragmës.
Dizajni i kamerave në pjesën e pasme, megjithatë, pritet të mbetet i pandryshuar. /Telegrafi/




















































