iPad 2 shitet për 1.014 dollarë në tregun e zi

Produkti i ri 16 gigabajtësh dhe me qasje pa kabllo në internet, blihet për 500 dollarë në SHBA dhe transportohet në Hong Kong ku shitet për 1.014 dollarë.
Ky zinxhir i shitjes është shumë mirë i organizuar, ndërsa tregun e zi në Hong Kong e sundon i ashtuquajturi ‘zotëri Lo’.
Vitin e kaluar, ‘zotëri Lo’ kishte shitur në Kinë disa mijëra iPhone 4 dhe versionin e parë të iPad.
Sipas njoftimeve, ai ka siguruar rreth 200 njësi iPad 2 para paraqitjes së produktit në treg, ashtu që ai ka mundur t’ua prezantojë klientëve të tij që nga 13 marsi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/03/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































