LAJMI I FUNDIT:

Investitorët gjerman: Politika e Jashtme ka shpërfillur ekonominë në Maqedoni

Investitorët gjerman: Politika e Jashtme ka shpërfillur ekonominë në Maqedoni

Përqendrimi në politikën e Jashtme, nuk e ka tërhequr vëmendjen e ekonomisë. Për këtë, asnjë nga investitorët gjerman në vend nuk ka thënë gjë të mirë për Qeverinë, ndërsa 46 për qind kanë thënë se është e keqe, tregojnë anketat e fundit të zbatuar në mes anëtarëve të Odave të Maqedonisë dhe Gjermanisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kompanitë kërkojnë siguri juridike, siguri dhe vizion që t’i planifikojnë dhe realizojnë investimet, kërkojnë më shumë kyçje në miratimin e ndryshimeve ligjore, luftë më të ashpër kundër korrupsionit dhe krimit. Ata vlerësojnë se është shpejtuar me reformat tatimore.


Megjithatë ata paralajmërojnë investime të reja dhe zgjerimit të atyre që janë në vend.

Sipas anketës të cilën e prezantoi sot drejtori i delegacionit të odës gjermane, Patrik Mertens, 76 për qind e investitorëve përsëri do të investonin në Maqedoni, ndërsa 61 për qind e investitorëve dëshirojnë që vendi të përdor euron.

Në lidhje me situatën ekonomike, 56 për qind e investitorëve për vitin 2018-të e kanë vlerësuar si të keqe, ndërsa për këtë vit janë optimist, edhe pse 54 për qind nuk shpresojnë në ndryshime të mëdha.

“Për momentin Qeveria është e koncentruar në politikën e jashtme, ndërsa po humbën pak fokusi i ekonomisë. Vullneti i mirë në luftën kundër korrupsionit ekziston, por çdo ditë ka vështirësi për pavarësinë e gjyqësorit i cili zbaton ligjet. Besimi në gjyqësorin është jostabile”, tha Martens./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori