Investimet e vazhdueshme që Kompanisa Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) që nga viti 2014 e deri më sot ka shtrirë në rajonin e Pejës, ka ndikuar pozitivisht në përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve edhe në Bashkësitë territoriale “Instituti II” dhe “Xhemajl Kada” në Pejë.
Në saje të këtyre investimeve është arritur që nga viti 2014 kur humbjet në rrjet në këto pjesë ishin në nivelin 50%, tani të bien në 12 %. Kjo arritje sipas zyrtarëve të KEDS-it, ka ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin e konsumatorëve në këto bashkësi, me tension stabil e kualitativ.
Krahas kësaj, edhe investime të llojeve të tjera janë shtrirë në këto dy bashkësi të mëdha të Pejës, nga ana e KEDS.
Trafo të reja, shtylla të tensionit, kilometra kabllosh nëntokësorë dhe rrjet i ri, janë investimet në periudha që KEDS ka shtrirë në këtë pjesë të Pejës.
Komuniteti i këtyre pjesëve janë të kënaqur në përgjithësi me investimet që KEDS ka bërë në lagjet “Instituti II” dhe “Xhemajl Kada”.
Imron Shaqa thotë se tashmë kanë tension stabil dhe furnizim kualitativ, përjashtuar nga reduktimet që edhe ato kanë rënë dukshëm.
“Ne kemi pasur halle të mëdha në të kaluarën. KEDS duhet ta dijë se ne u jemi mirënjohës sa herë që ata investojnë në projekte të cilat ne i vërejmë. Mund të them se është ngritur standardi dhe edhe për ne këto investime janë të dëshirueshme”, thotë Shaqa.
Egzon Gashi banor i “Xhemajl Kada”, shton se KEDS ka kryer punët sistematikisht pa ndonjë pritje të gjatë nga ana e banorëve.
“Ne e kemi një fjalë, katundi që shihet nuk do kallauz, andaj në këto pjesë përveç kualiteteve dhe sigurisë që është rritur në rrjet dhe çështje të tjera, ju e shihni vet dhe janë të prekshme mjetet e reja që kanë sjellë. Pra shtyllat, ka pasur kabllo nëntokësore, trafo e tjera”, shton Gashi.
Sipas KEDS përfitues të drejtpërdrejt në këto investime që nga viti 2014 e deri më sot, në Bashkësitë “Instituti II” ka qenë 241 konsumatorë prejt tyre 26 komercial, ndërsa në “Xhemajl Kada”, 192 konsumatorë, prej tyre 80 komercial. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur