LAJMI I FUNDIT:

Investimet e huaja në Maqedoni kanë rënë për 28%

Investimet e huaja në Maqedoni kanë rënë për 28%

Bosnja dhe Hercegovina ka më pak investime të huaja direkte për kokë banori në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Mali i Zi ka më shumë. Investimet e huaja direkt në Shqipëri janë 983 milionë euro, që është rritje prej 10 për qind në vitin 2016 krahasuar me vitin e kaluar. Rritja e tillë është si rezultat i rritjes së madhe të investimeve të huaja direkt në sektorin energjetikë, të cilët në vitin 2016 ishtin 369 milionë euro, shkruan gazeta KOHA.

Rritja e investimeve të huaja direkte në Bosnja dhe Hercegovina për 12 për qind është si rezultat i rritjes së fitimeve të riinvestuara, si dhe në blerjen e instrumenteve të borxhit. Sipas Ivan Vçkov, analistë ekonomik nga “Finance Think”, arsyeja për uljen e investimeve të huaja direkte në Maqedoni është si rezultat i krizës ekonomike e cila e kaploi vendin që nga viti 2015.


“Vazhdimi i krizës politike krijon pasiguri në raport me investimet nga ana e sektorit të jashtëm, që nxit dhe kufizim te investitorët potencialë dhe investitorët aktual të huaj në planifikimin e investimeve aktuale dhe të ardhshme si dhe aktivitete për zhvillimin e Maqedonisë”, thekson Vçkov.

Ai thotë se programi i Qeverisë së Maqedonisë për përmirësimin e gjendjes ekonomike përfshin dhe nxitje të bashkëpunimit të kompanive vendase me investimet e huaja direkte që të përmirësohet gjendja ekonomike e vendit përmes rritjes së barabartë rajonale dhe zhvillim i kompanive vendase të cilët bashkëpunojnë me investimet e huaja. Ai shton se industria e prodhimit si motor i rritjes ekonomike në Maqedoni drejtpërdrejtë është nën ndikimin e llojit të bashkëpunimit mes investitorëve të huaj dhe kompanitë vendase.

Investimet e huaja direkte në vitin 2016 në Maqedoni kanë qenë 1,58 për qind nga PPB, theksojnë nga “Finance Think”, që do të thotë se sektori vendas vazhdon të jetë motori kyç në ekonominë e Maqedonisë.

Angel Dimitrov, Kryetari i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë (OPM), konfirmon se arsyeja kryesore është gjendja kaotike politike në Maqedoni, e cila ndikon negativisht në çdo ide për investim, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për investitorët e huaj apo vendas. Sipas tij, për Maqedoninë është shumë me rëndësi investitorët e huaj të bashkëpunojnë me kompanitë vendase dhe ashtu të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e tyre.

Sipas tij, sektori vendas është motor i ekonomisë dhe kompanitë vendase përfitimin si lloj i profitit e shpenzojnë në vend, pa marrë parasysh nëse ajo është shpenzim në formën e investimeve të reja apo shpenzime finale të popullsisë. “Investitorët e huaj pjesën më të madhe nga përfitimi e lënë jashtë vendit dhe në afat më të gjatë kjo dalje e kapitalit mund të jetë shumë më i madh nga hyrja gjatë investimit”, thotë Dimitrov.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Lajme
Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Lajme

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Lajme
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Lajme
Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Lajme
Kalo në kategori