LAJMI I FUNDIT:

Investimet direkte në Kosovë deri në muajin gusht arrijnë në 514 milionë euro

Investimet direkte në Kosovë deri në muajin gusht arrijnë në 514 milionë euro

Investimet direkte në Kosovë deri në fund të muajit gusht 2023 shënuan vlerën prej 514 milionë eurove, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) mbi bilancin e pagesave për muajin gusht 2023, duke shtuar se investimet jashtë vendit shënuan vlerën e mbi 145 milionë eurove.

Referuar raportit të BQK-së, investimet në letra me vlerë jashtë Kosovës janë rritur për 322 milionë euro.


Derisa investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare brenda vendit ishin 152 milionë euro, kurse jashtë Kosovës ishin 24 milionë euro.

“Për sa i përket aseteve në llogaritë financiare, deri në gusht 2023 kanë arritur në 652.3 milionë euro. Dërgesat nga mërgata për këtë muaj janë rritur për 93.6 milionë euro ose 11.7 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022”, thuhet në raport.

Të ardhurat parësore deri në gusht 2023 kanë shënuar bilanc pozitiv prej 71.5 milionë euro.

Në fund, bilanci i pagesave u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 220.2 milionë euro, i cili tregon një përmirësim prej 41 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/