LAJMI I FUNDIT:

Intuita mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve të duhura

Intuita mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve të duhura

Tashmë me shekuj shkencëtarët tentojnë të kuptojnë pse njerëzit zgjedhin një rrugë nga një tjetër dhe si në mes numrit të madh të zgjedhjeve bëjnë atë për të cilën konsiderojnë që është më e mira.

Marrja e vendimeve është pjesë e pashmangshme e jetës njerëzore dhe është ndër më misteriozet. Gjatë një hulumtimi, profesor Marius Usher nga Universiteti në Tel Aviv ka zbuluar që intuita është armë jashtëzakonisht e fuqishme dhe precize.

Kur është dashur të bëjnë zgjedhjen në mes dy opsioneve duke u mbështetur vetëm në instinkt, vullnetarët kanë bërë zgjedhjen e duhur në madje 90 për qind të rasteve, transmeton Telegrafi.


Madje edhe në nivelin intuitiv një nga pjesët më të rëndësishme të procesit të marrjes së vendimit është integrimi i vlerave ose marrja parasysh e të gjithë faktorëve pozitiv dhe negativ të çdo opsioni për t’u krijuar pamja komplete.

“Hulumtimi ka treguar që njerëzit kanë aftësi të jashtëzakonshme për t’i vlerësuar intuitivisht opsionet, çka çon deri te përfundimi që truri ka sistemin i cili specializohet për vlerësimin e vlerës”, ka thënë Usher.

Eksperimenti është përbërë nga ndryshimi i shpejtë i numrave në pjesën e majtë dhe të djathtë të monitorit. Numrat kanë paraqitur fitimet në tregun e aksioneve.

Vullnetarët është dashur të zgjedhin grupin me përfitimin më të madh. Pasi që numrat kanë ndryshuar shumë shpejt, vullnetarët nuk kanë pasur kohë për të mbajtur mend shumën e parave të fituara por është dashur të mbështeten te instinkti gjatë vendimit.

Vullnetarët kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme të llogaritjes instinktive dhe saktësia e tyre është rritur proporcionalisht me informatat që i kanë marrë.

Kur u janë treguar vetëm gjashtë çifte numrash, saktësia e tyre e zgjedhjes së shumës më të madhe të parave ka përbërë 65 për qind, ndërsa kur u janë treguar 24 çifte numrash, saktësia ka qenë 90 për qind. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori