LAJMI I FUNDIT:

Intuita është forma më e lartë e inteligjencës

Intuita është forma më e lartë e inteligjencës

Sipas Gerd Gigerenzer, intuita e vërtetë është kur e keni instinktin e nevojshëm për të kuptuar se në çfarë njohurie na nevojitet për t’u përqendruar dhe çfarë kemi llogari të harrojmë.

Në librin e tij Gut Feelings: The Intelligence of the Unconscious, Gerd shpjegon se si intuita dhe racionalizmi shkojnë së bashku, duke e përdorur veten si shembull për ta shpjeguar këtë, transmeton Telegrafi.


Gjatë hulumtimit të tij, ai shpeshherë e ka një intuitë të cilës i beson sepse thjesht e din që ajo intuitë do t’ia dhurojë përgjigjen që i nevojitet.

Por, ai gjithashtu i kontrollon intuitat e tij me formula shkencore për t’i zbuluar arsyet prapa intuitave që i ka.

Por, ku qëndron intuita? Ende nuk është njohur formalisht si formë e inteligjencës. Çfarë do të thotë nëse një person ka intuitë më të mprehtë se shumica?

Intuita është formë e inteligjencës, por i nevojitet të jetë e “shoqëruar” me fakte tjera.

Ata të cilët veçse posedojnë kureshtje intelektuale dhe janë të gatshëm të përkushtohen shumë për të mësuar më gjerë, padyshim se janë inteligjentë.

Ju thjesht nuk mund të qëndroni ulur dhe t’i pritni njohuritë të vijnë vet.

Dëshira për ta eksploruar një temë dhe për t’i shikuar të gjitha aspektet është e domosdoshme.

Kur intuita ju “godet”, atëherë kjo padyshim është formë e inteligjencës dhe shumë e rëndësishme.

Një mënyrë e mirë për ta kuptuar intuitën është duke e analizuar mënyrën se si ueb sajtet krijohen.

P.sh. organizimi i dizajneve të ueb sajteve varet nga intuita, në atë mënyrë që përdoruesit ta kenë më të lehtë t’i gjejnë rubrikat apo gjërat që u nevojiten në atë ueb sajt.

Siaps ekspertëve, në mënyrë që një dizajn vërtet të jetë i bazuar në intuitë duhet që ueb sajti të jetë lehtë i përdorshëm edhe kur nuk ka udhëzime se si vizitorët mund t’i gjejnë gjërat që u nevojiten.

Pra, vizitorët duhet ta kenë të lehtë “shëtitjen” brenda ueb sajtit sepse kjo është pjesë e inteligjencës kolektive të cilën e ndajmë.

Kur intuita dhe disiplina janë bashkë, rezultatet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme. Aq më shumë që studioni, aq më të mprehtë do ta keni intuitën.

Shumica prej nesh e kemi dëgjuar edhe teorinë e Albert Einstein mbi intuitën.

Ai ka besuar se intuita është dhuratë dhe racionalizmi është shërbyes i saj. Shoqëria ka tendenca ta lavdërojë shërbyesin, por harron se ekziston dhurata.

Ka shumë raste kur racionalizmi mund t’ju shpie në rrugën e gabuar, prandaj ju nevojitet intuita që të riktheheni në rrugën e duhur. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Bëje vet
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Kalo në kategori