LAJMI I FUNDIT:

​Intervistohen kandidatët për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale, mes tyre edhe Blerim Isufaj

​Intervistohen kandidatët për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale, mes tyre edhe Blerim Isufaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka organizuar këtë të premte procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

Për këtë pozitë KPK-ja ka intervistuar katër kandidatë, mes të cilëve është edhe Blerim Isufaj i cili kandidon edhe për një mandat në krye të Speciales që tashmë e drejton, përderisa emri i tij vazhdon të insistohet nga KPK-ja për Kryeprokuror të Shtetit.


Kritikohet rikandidimi i Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Speciales
Lexo po ashtu Kritikohet rikandidimi i Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Speciales

Kandidatë të tjerë janë prokurorët, si vijon: Atdhe Dema, Naim Abazi dhe Valdet Gashi.

KPK-ja ka njoftuar se është intervistuar edhe kandidati i vetëm për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnulla Gashi.

“Procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Zyrës së BE-së në Kosovë, Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST) dhe shoqërisë civile”, thuhet në komunikatën për media.

KPK-ja ka thënë do t’i mbajë mediat dhe opinionin publik të informuar në vazhdimësi lidhur procedurat dhe procesin e mëtejshëm të përzgjedhjes së këtyre pozitave në sistemin prokurorial. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori