LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale: Ambasadori Berishaj u intervistua si i dyshuar për tri vepra penale

Prokuroria Speciale: Ambasadori Berishaj u intervistua si i dyshuar për tri vepra penale

Ambasadori i Kosovës në Zagreb Martin Berishaj ka dhënë sot deklaratën e tij në Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK) pas pretendimeve për përfshirje në një aferë financiare.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu ka lëshuar një komunikatë mbi intervistimin e ambasadorit Berishaj nga Prokuroria Speciale.


“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ambasadori, i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot me ftesë të Prokurorisë Speciale, me dyshimet për veprat penale ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’”.

“Po ashtu, ju njoftojmë se ambasadori Martin Berishaj, edhe më herët është ftuar për intervistim, por vet Berisha kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shtyhet intervistimi, për shkak të angazhimit të tij si ambasador”.

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi
Lexo po ashtu Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Gjatë ditës, avokati mbrojtës Tomë Gashi shkroi në Facebook se Martin Berishaj kishte paraqitur kërkesën për të dhënë deklaratë sqaruese pas disa pretendimeve që kishin dalë në media.

“Martini tashmë ka dhënë deklaratë në PSRK. Deklarata e tij është konfidenciale”, ka thënë Gashi, duke shtuar se nuk mund të deklarohet më shumë për përmbajtjen e kësaj deklarate.

Abdixhiku për Berishajn: Njeriu që ka mbrojtjen e Qeverisë, po intervistohet në Prokurori Speciale
Lexo po ashtu Abdixhiku për Berishajn: Njeriu që ka mbrojtjen e Qeverisë, po intervistohet në Prokurori Speciale

Ndryshe, më herët ishte raportuar për një aferë financiare të ambasadorit Martin Berishaj në Slloveni. Berishaj shërben si ambasador i Kosovës në Kroaci që nga viti 2021. Ai ka shtetësi sllovene dhe para dekretimit si ambasador në Kroaci atij i është dhënë shtetësia e Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori