LAJMI I FUNDIT:

Intervista e parë e Bidenit pas zgjedhjeve: Trump ia ndryshoi imazhin shtetit, duhet ta ndryshojmë këtë

Intervista e parë e Bidenit pas zgjedhjeve: Trump ia ndryshoi imazhin shtetit, duhet ta ndryshojmë këtë

Presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joseph Biden, ka deklaruar se ende nuk ka biseduar me presidentin aktual Donald Trump.

Gjatë intervistës së tij të parë pasi është zgjedhur president, ka folur për NBC ku ka treguar detaje për procesin e bartjes së pushtetit dhe problemet tjerat me të cilat ai do të ballafaqohet gjatë mandatit, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh se administrata e presidentit aktual Donald Trump ka filluar procesin e bartjes së pushtetit, dhe në një mënyrë ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale, Biden ka theksuar se ekipi i tij po mundohet që presidenti i ri të kyçet dhe njoftohet për çfarëdo që ndodh në vend.

“Administrata po fillon përgatitjet e raporteve ditore që do t’i marrë si president. Gjithashtu, po bisedojmë për takimet që do t’i zhvillojmë me ekipin kundër COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë, me qëllim që të diskutojmë për kushtet e shpërndarjes së vaksinës e cila do të duhej t’i jepej të gjithëve”, ka shtuar Biden.

Ai ka hedhur poshtë thashethemet se administrata e tij do të sillet ngjashëm me atë të Barack Obamës.

“Jemi përballur me një botë krejt tjetër sesa me atë që është ballafaquar administrata e Obamës. Presidenti Trump ia ka ndërruar plotësisht imazhin shtetit dhe këtë duhet ta ndryshojmë”, ka thënë për fund Biden. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori