Matteo Darmian është rikthyer në Serie A pas aventurës në Angli te Manchester United.

Mbrojtësi italian nënshkroi kontratë katër vjeçare me Parmën, ku elimianët paguan 1,5 milionë euro për shërbimet e tij.


Darmian u kërkua me ngulm edhe nga Interi, por në fund zgjodhi Parmën.

Gjithsesi klubi zikaltër synon të rikthehet në garë për lojtarin në muajin janar.

864775 twitter 3

Mediat italiane kanë raportuar se Interi po synon transferimin e Darmianit qysh në afatin kalimtar të janarit.

Arsyeja është se përforcimi i verës Valentino Lazaro nuk po arrin të ambientohet.

Për të arritur deri te Darmian, Interi tani duhet të paguaj rreth tetë milionë. /Telegrafi/

telegrafi sport app