LAJMI I FUNDIT:

Interi sqaron gjithçka: Klubi mori kërcënime, jo Conte

Interi sqaron gjithçka: Klubi mori kërcënime, jo Conte
Conte dhe Steven Zhang (Foto: Inter.it)

Interi saktëson se një letër kërcënuese mbërriti në selinë e klubit dhe jo direkt në shtëpinë e trajnerit Antonio Conte.

Gazeta Corriere della Sera kishte raportuar se Conte po mbrohet nga policia pasi iu dërgua një plumb në postë, së bashku me një mision kërcënues.


Tani Inter konfirmoi për agjencinë e lajmeve ANSA dhe La Gazzetta dello Sport se kërcënimet mbërritën në selinë e klubit dhe kurrë nuk arritën drejtpërdrejt te Conte.

Të gjitha lajmet rreth Interit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Interit

Pas kërcënimeve të marra, Interi ua dërgoi letrën autoriteteve shtetërore.

Interi (Photo by Lars Baron/Getty Images)

“Në lidhje me historitë e botuara sot, FC Internazionale Milano dëshiron të sqarojë që Antonio Conte nuk mori personalisht asnjë letër kërcënuese dhe, për rrjedhojë, vetë nuk shkoi në polici”.

“Ishte klubi që mori letrën dhe, siç është protokolli në këto situata, ia kaloi autoriteteve përkatëse”, thuhet në njoftimin e klubit italian. /Telegrafi/