Interi ka përfshirë nënshkrime e reja Christian Eriksen, Victor Moses dhe Ashley Young në listën e skuadrës së tyre në Ligën e Evropës, ndërsa Kwadwo Asamoah është lënë jashtë.

Nerazzurrët janë në garën sekondare të UEFA-s pas një humbje, të pësuar në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

Klubi ka konfirmuar listën e skuadrës në Ligën e Evropës, që fillon më 20 shkurt dhe luajnë kundër Ludogrets.

10.inter

Mbrojtësi i majtë, Kwadwo Asamoah është lënë jashtë për shkak të lëndimeve.

Ish-lojtari i Juventusit është jashtë nga fillimi i nëntorit dhe i ka humbur 14 ndeshjet e fundit të Interit.

Nënshkrimet e reja Eriksen, Moses dhe Young janë përfshirë të gjithë në skuadrën e Antonio Contes.


Skuadra e Interit për Ligën e Evropës1 Samir Handanovic 2 Diego Godin 5 Roberto Gagliardini 6 Stefan de Vrij 7 Alexis Sanchez 8 Matias Vecino 9 Romelu Lukaku 10 Lautaro Martinez 11 Victor Moses 12 Stefano Sensi 13 Andrea Ranocchia 15 Ashley Young 20 Borja Valero 23 Nicolò Barella​​​​​​ 24 Christian Eriksen 27 Daniele Padelli 33 Danilo D’Ambrosio 34 Cristiano Biraghi 37 Milan Skriniar 77 Marcelo Brozovic 87 Antonio Candreva 95 Alessandro Bastoni
/Telegrafi/
telegrafi sport app