LAJMI I FUNDIT:

Interi nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Sassuolos

Interi nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Sassuolos
Danilo D'Ambrosio dhe Kevin Prince Boateng (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Pas dy fitoreve radhazi, Interi nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në Serie A kundër Sassuolos.

Zikaltrit mbajtën më shumë topin, por mysafirët treguan se kishin udhëtuar në Milano për të marrë pikë.

Rastin e parë në takim e kishte Sassuolo, ishte Manuel Locatelli ai që rrezikoi portën e Samir Handanovic në minutën e 14, tjetër rast për gol për mysafirët ishte ai i Domenico Berardit (24′).

Pasi Interi është i dënuar me dy ndeshje pa tifozët e rritur për shkak të koreve raciste në ndeshjen kundër Napolit, në këtë takim të pranishëm në Giuseppe Meazza ishin 11 mijë fëmijë (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Matteo Politano lëshoi rast të mirë për gol në minutën e 31-të, ndërsa raste serioze për gol nuk kishte më në pjesën e parë.

Ishte Sassuolo që krijoi edhe rastin e parë serioz në pjesën e dytë, por Handanovic bëri një pritje fantastike duke ia mohuar Kevin-Prince Boatengut golin.

Afred Duncan dhe Ivan Perisic gjatë një dueli (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në fundin e pjesës së dytë ishin zikaltrit që kërkuan golin, por nuk e arritën dhe në fund nuk arritën të rrëmbejnë më shumë se një pikë.

Pas këtij barazimi skuadra e Luciano Spallettit renditet në vendin e tretë me 40 pikë, kurse Sassuolo në pozitën e 12-të me 26 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Interit është kundër Torinos, ndërsa Sassolo luan ndaj Cagliarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori