Raportimet nga Italia pretendojnë se Bayern Munich po shqyrton një lëvizje verore për mbrojtësin e Interit, Yann Bisseck, ndërsa “Nerazzurrët” shpresojnë të sjellin dy zëvendësues nga Serie A në rast se gjermani rikthehet në vendlindje gjatë afatit kalimtar.

Interi pritet të ndahet me disa figura me përvojë në repartin defensiv këtë verë: Matteo Darmian dhe Francesco Acerbi do të largohen nga klubi në fund të kontratave të tyre në qershor, ndërsa ende nuk është marrë vendim për Stefan De Vrij, i cili po ashtu mbetet pa kontratë muajin e ardhshëm.


Megjithatë, Gazzetta dello Sport raporton se edhe një tjetër “emër i madh” mund të shitet për të lehtësuar afrimet e reja.

Alessandro Bastoni ishte lidhur me një transferim te Barcelona këtë verë, por reprezentuesi i Italisë tani duket i prirur të qëndrojë në “San Siro”. Tani, sipas raportimeve, Bayern Munich është i interesuar për Bisseck.

Vitin e kaluar u raportua për interesim ndaj Bisseck edhe nga Crystal Palace, por klubi anglez nuk ishte i gatshëm të shkonte përtej shifrës 30 milionë euro.

Gazzetta dello Sport pohon se këtë herë çmimi i kërkuar nga Interi është rreth 40 milionë euro, pas suksesit të skuadrës në sezonin 2025/26, ku fitoi dopietën Serie A dhe Kupën e Italisë.

Nëse Interi vendos të shesë një mbrojtës të ekipit të parë këtë verë, Gazzetta dello Sport raporton se dëshira e klubit është të afrojë si Tarik Muharemovic nga Sassuolo, ashtu edhe Oumar Solet nga Udinese./Telegrafi/

telegrafi sport app