Interi ka arkëtuar pikë të plota në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 26-të në Serie A duke mposhtur Sampdorian me rezultat 2-1 në Giuseppe Meazza.
Që në fillim të ndeshjes, Christian Eriksen e futi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Ishte pikërisht bashkëpunimi final i danezit me Romelu Lukakun që e kompletoi me golin e belgut (10’) një aksion të nisur mirë nga zikaltrit.
(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)
Pas një rasti të Antonio Candrevas, ishte pikërisht anësori italian që asistoi për Lautaro Martinezin në zonë dhe argjentinasi nuk fal (33’).
Në gjysmën e dytë, Sampdoria u përpoq të rrezikonte dhe ia doli ta ngushtonte rezultatin me golin e Morten Thorsby (53’).
(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)
Me këtë fitore, Interi ngushton diferencën me liderët e kampionatit – pesë pikë më pak se Lazio dhe gjashtë më pak se Juventusi.
Sampdoria mbetet në vend të 16-të në tabelë me vetëm një pikë larg zonës së rrezikut për të rënë nga liga. /Telegrafi/
https://twitter.com/EmptySerieA/status/1274794496190971906