Tregu i transferimeve të Interit po merr një kthesë tjetër pas refuzimit të Romës për një transferim të mundshëm të Manu Kone.

Ky zhvillim ka ngushtuar ndjeshëm listën e objektivave të zikaltërve në mesfushë, teksa në tavolinën e bisedimeve ka mbetur ende emri i Ademola Lookman, në horizont po shfaqet edhe një pistë e re: Morten Frendrup.


Sipas GdS, mesfushori danez i Genoas shihet si një profil shumë interesant për skuadrën e trajnerit Cristian Chivu. Ai njihet si lojtar i fortë në rikuperimin e topit, me karakteristika të ngjashme me Kone, ndërsa fuqia fizike dhe qëndrueshmëria e tij do ta ndihmonin Interin që të kalojë përfundimisht në sistemin 3-4-2-1.

Në Milano po vlerësojnë seriozisht mundësinë për të bërë një lëvizje konkrete për Frendrup, duke parë se ai mund të sjellë ekuilibrin e nevojshëm në mesfushë dhe një alternativë të besueshme për sezonin e ri.

Tani mbetet për t’u parë nëse ky opsion do të konkretizohet, por pyetja kryesore për tifozët zikaltër është e qartë: A do të ishte Frendrup përforcimi ideal për Interin? /Telegrafi/

telegrafi sport app