LAJMI I FUNDIT:

Interi kontakton De Rossin

Interi kontakton De Rossin

Interi ka vënë kontaktet e para me mesfushorin e Romës, Daniele De Rossi duke i ofruar kontratë për dy vite.  

Sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët janë duke kërkuar një lider në dhomat e zhveshjes dhe kalimi i mesfushorit romak duket një alternativë e kapshme.


Ai pritet të krijojë një dyshe me Roberto Gagliardinin në qendër të mesfushës.

Para se të nisnin kontaktet edhe Roma i ka bërë ofertë për rinovim lojtari, me një pagë prej 5.5 milionë euro në sezon.

Mbetet të shihet se cila ofertë do të pranohet nga lojtari i cili që nga viti 2001 luan te Roma.

Gjatë kësaj periudhe ai ka bërë 415 paraqitje. /Telegrafi/